Gjeorgji: Ish-ministri i Mbrojtjes dënohet me 7 vjet burg
Një gjykatë në Tbilisi i ka dënuar pesë ish-zyrtarë të Ministrisë së mbrojtjes së Gjeorgjisë me nga 7 vjet burg secilin, lidhur me akuza për keqmenaxhim financiar.
Gjykata e qytetit në Tbilisi sot ka shpallur se ish-zyrtarët janë fajtorë për keqshpenzim të më se 1.8 milion dollarë për mashtrim në një tender në vitin 2013.
Këto persona janë arrestua në tetor të vitit 2014, ndërsa katër prej tyre ishin aktivë në atë kohë.
Ministri i mbrojtjes, Irakli Alasania, ishte shkarkuar pak kohë pas arrestimit, ndërsa dy ndihmës të tij paraqitën dorëheqje nga postet e tyre qeveritare.
Ish-ministri Alasania tha pas vendimit të gjykatës për dënim me burg, se do të organizoj protesta masive në rrugë, duke vlerësuar se vendimi gjyqësor ishte i motivuar politikisht.