Hapet marketi ku paratë nuk hyjnë në punë
Raftet janë plot me ushqime për të gjitha nevojat dhe bëhet fjalë për një market të vërtetë, por që portofolat nuk merren me vete. Në “Emporio Rimini” funksionin marketi ku nuk përdoren paratë për të bërë shpenzime. Iniciativa në fjalë u vjen në ndihmë njerëzve në nevojë.
Shpenzimet paguhen nëpërmjet pikave të cilat janë dhënë në bazë të disa parametrave dhe për një periudhë maksimale prej 12 muajsh. Kërkesat për të përfituar ushqim pa para janë: të jesh rezident në një prej 10 komunave të Valmarecchia, statusi i punësimit, për personat në moshë por që janë në marrëdhënie pune.
Emporium u hap të shtunën në mëngjes dhe ideatorët do të punojnë si vullnetarë. Ndërkaq ushqimi do të mblidhen në sajë të donacioneve private. “Emporio Rimini”, u krijua falë bashkëpunimit mes qeverisë dhe shoqatave bamirëse të zonës së Riminit.
https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/