Irak, ushtria fillon operacionet për rimarrjen e një qyteti nga ISIS-i në perëndim
Forcat irakiane filluan sot një ofensivë për të rimarrë nga kontrolli i xhihadistëve të grupit Shteti Islamik (ISIS) qytetin e Rutba, në provincën Al Anbar (perëndim), njoftoi komanda e përbashkët e operacioneve në Irak.
Sipas një komunikatë, forcat speciale, ushtarë, policë, roja kufitare dhe luftëtarë paramilitarë proqeveritarë janë përfshirë në këtë operacion, me mjete të blinduara, artileri dhe mbështetjen ajrore të ushtrisë irakiane dhe të koalicionit antixhihadist nën komandën amerikane.
Rutba, 400 kilometra në perëndim të Bagdadit, nodhet në rrugën kryesore që lidh kryeqytetin irakian me kufirin jordanez.
Please follow and like us: