Kanë, seminar për bashkëpunimin filmik Kinë-Europë
Mbi 200 producentë, regjizorë dhe profesionistë të industrisë së filmit diskutuan në Kanë të Francës për forcimin e bashkëpunimit midis Europës dhe Kinës. Ata morën pjesë në seminarin kino-francez për kineastë, në kuadër të edicionit të 69-të të Festivalit të Filmit në Kanë.
Drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Kinemasë në Francë, Christophe Tardieu tha se industria franceze e filmit dëshiron të shtojë bashkëpunimin me kolegët kinezë.
“Qëllimi ynë i përbashkët është të shtojmë bashkëprodhimet. Ne do të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe do të kapërcejmë dallimet në mbështetjen teknologjike dhe financiare, si dhe në bashkëpunimin për talentet e reja në fushën e filmit.”
Ndërsa presidenti i Korporatës Kineze të Filmit, Miao Xiaotian tha se kineastët kinezë dhe ata europianë kanë shumë për të mësuar nga njeri-tjetri.
“Kina është e gatëshme të bashkëpunojë me kolegët europianë të filmit. Ne kemi studio mjaft të përparuara si dhe në fushën e pas-prodhimit filmik. Ndërsa Europa ka një histori të pasur në fushën e kinemasë, si dhe përvojë. Ndaj bashkëpunimi midis tregut kinez dhe përvojës europiane mund të kontribuojë në prodhime cilësore filmike”
Sipas shifrave zyrtare, vitin e kaluar në tregun kinez të filmit janë realizuar 66 bashkëprodhime.