Albspirit

Media/News/Publishing

Karta e re microSD 256 GB e Samsung  do t’i bëjë zili çdo përdoruesi iPhone

galaxy-s7-sim-microsd-slot

Zotëruesit e telefonave inteligjentë që kërkojnë sa më shumë hapësirë të zgjerueshme  që të jetë e mundur ndoshta e kanë konsideruar ose edhe blerë kartën e përballueshme microSD 200 GB nga SanDisk. Por Samsung sapo doli me një kartë microSD që është në gjendje t’i japë edhe më shumë hapësirë Galaxy S7-ës tuaj ose çdo telefoni tjetër inteligjent që mbështet memorien e zgjerueshme: një kartë EVO Plus 256GB që ofron kapacitetin më të lartë në klasën e saj.

Duke përdorur teknologjinë V-NANd të Samsung, karta e memories ofron shpejtësi të madhe leximi dhe shkrimi,duke arritur 95MB/s dhe 90MB/s respektivisht.

Karta mund të mbajë deri në 12 orë video UHD 4K, 33 orë video HD të plotë ose 46 orë video HD para se të kërkojë zëvendësim. Samsung thotë që 256GB hapësirë është mjaftueshëm për 55,200 foto ose 23,500 këngë MP3.

samsung-evo-plus-256gb-card

Karta vjen më garanci të kufizuar 10-vjeçare dhe siguron “mbrojtje të avancuar, kapacitet dhe performancë me besueshmëri afat-gjate”, sipas Samsung. Karta është rezistente ndaj ujit, ndaj temperaturës, ndaj rrezeve X dhe ndaj magnetit.

Karta do të jetë e vlefshme në SHBA, Evrope dhe Kinë në Qershor.

Please follow and like us: