Klemend Balili zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar, llogari bankare në 10 vende të Europës
Është punë orësh që Klemend Balili, ish drejtori i Transporteve në Sarandë të shpallet në kërkim ndërkombëtar, me akuzën e organizatorit të një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, konsideruar nga mediat greke si “Baroni i Ballkanit”.
Rrjeti CNN në gjuhën greke shkuan se autoritetet helene kanë lëshuar urdhër-arrestin ndaj Balilit, dhe gjatë orëve në vijim do t’i dërgohet Interpolit për tu shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar.
44-vjeçari mundi të largohej nga Shqipëria pa lënë gjurmë, pasi në ditët e para të publikimit të lajmit në mediat greke, ende nuk ishte lëshuar urdhër-arresti për të
Kërkesa për arrestimin e Balilit për llogari të autoriteteve greke, do t’u dërgohet vendeve të Evropës.
Gjithashtu, një kopje e dosjes së hetimeve nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, do t’i dërgohet edhe Prokurorisë së Përgjithshme në vendin tonë. Siç edhe shkruan CNN, në të njëjtën kohë, ndaj biznesmenit shqiptar do të ketë edhe një hetim për pasurinë e tij, pasi dyshohet se ka llogari bankare në 10 vende të Evropës.