Koalicioni i udhëhequr nga Turqia dhe SHBA godet IS-in në Siri
Një agjenci e lajmeve turke thotë se bombardimet turke dhe sulmet ajrore të koalicionit ushtarak, të udhëhequra nga SHBA, kanë vrarë 27 militantë të Shtetit Islamik në Siri.
Duke cituar burimet ushtarake, agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu, tha se militantët u vranë të dielën përderisa po bëheshin gati për të gjuajtur raketa në drejtim të Turqisë.
Qyteti kufitar turk i Kilisit ka qenë i prekur gjatë muajve të fundit nga gjuajtja e raketave nga territori sirian që kontrollohet nga Shteti Islamik.
Aeroplanët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar filluan me goditjen e shënjestrave të IS-it në Siri në shtator të vitit 2014. Turqia i lejon aeroplanët e koalicionit që ta përdorin bazën e tyre ajrore Incirilik, por nuk merr pjesë në baza të rregullta në sulmet ajrore.
Turqia është ballafaquar me disa sulme gjatë muajve të kaluar, që lidhen me militantët kurdë apo me grupin Shteti Islamik.