Albspirit

Media/News/Publishing

Krimineli bukurosh që mori mendjen e femrave, del nga burgu dhe bëhet model

Jeremy-Meeks-Instagram-postI burgosi, fotoja e të cilit pak kohë më parë bëri xhiron e rrjeteve sociale duke tërhequr veçanërisht vëmendjen e femrave për tiparet mjaft të bukura, është liruar nga burgu dhe ka nisur karrierën si model. Në fakt, Jeremy Meeks u bë i famshëm botërisht qëkurse fotoja e tij e burgut u bë virale, duke vjedhur zemrat e mjaft femrave. Në shkurt të vitit 2015, Meeks u dënua me 27 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Por tashmë ai është liruar nga burgu dhe ka shkruar në Instagram se i është ofruar zyrtarisht një kontratë nga një agjenci modelingu.

Jeremy-Meeks

Modeli bukurosh me tatuazhe ka firmosur një kontratë me ‘White Cross Management’, pasi drejtori i agjencisë, Jim Jordan ka dëshirë t’i japë atij një shans të dytë. “Kur e pashë fillimisht foton e Jeremy, e para gjë që më erdhi  në mendje ishte: duhet ta ndihmoj këtë djalë. Pasi fola me bashkëshorten dhe familjarët e tij u binda plotësisht se Jeremy ishte një bashkëshort dhe baba i mirë, pa përmendur se sa i bukur ishte”, është shprehur Jordan.

Please follow and like us: