Albspirit

Media/News/Publishing

Lefteria e KQZ mbron krimin/ Bllokohet në kundërshtim me Ligjin publikimi i Formularëve të Dekriminalizimit

Lefteria e KQZ mbron krimin/ Bllokohet në kundërshtim me Ligjin publikimi i Formularëve të Dekriminalizimit

Lefteria e KQZ-së kthehet në mbrojtëse të krimit dhe ngre murin e çensurës. Askush nuk do e besote se Lefteria do kthehej në instrument politik apo drejtuese e një institucioni që fsheh të vërtetat dhe mbron krimin. Ky përfundim vjen pas fakteve konkrete dhe veprimeve antiligjore të Lefterisë dhe stafit të saj.

Citynews me një shkresë zyrtare kërkoi nga KQZ formularin e deklarimit për një funksionar shtetëror. Por çuditërisht Lefteria nuk na solli asnjë dokument, por thjesht ktheu përgjigje për të larë gojën. Këtë veprim ky institucion ka kryer edhe me mediat e tjera.

Veprimi është totalisht antiligjor dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës, Ligjit “Për të drejtën e Informimit” dhe Ligjit, “Për dekriminalizimin e institucioneve publike….”

Lefteria dhe stafi i saj kanë bllokuar formularët e vetë deklarimit me justifikimin se  presin një përgjigje nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjej një hapësirë, dërgo një shkresë dhe mbro krimin. Kështu mund të përkthehet veprimi i Lefterisë dhe stafit të saj.

Së pari, Kushtetuta e Republikës së shqipërisë neni 23 pika 1 dhe 2, e detyrojnë Lefterinë të bëjë publike dokumentat.

Së dyti e detyron ligji “Për të drejtën e Informimit”.

Së treti në rast se nuk e di po ja themi se e detyron ekskluzivisht ligji “Për dekriminalizimin”.

Në nënin 5 të këtij ligji pika 6 shkruhet:

  1. Këto vetëdeklarime dhe të dhënat e përfshira në to mund të bëhen publike në çdo kohë dhe pa asnjë kufizim para dhe pas datës së zgjedhjeve të përgjithshme apo vendore, votimeve në Kuvend, apo emërimit, me kërkesë të subjekteve të interesuara.

Në nënin 5 të këtij ligji pika 7 shkruhet:

  1. Kërkesa për marrjen e formularit të vetëdeklarimit dhe/ose të dhënave të përfshirë në të nuk mund të refuzohet apo kufizohet në asnjë rast. Refuzimi apo kufizimi i dhënies së tyre përbën vepër penale sipas nenit 248 të Kodit Penal.

Lefteria sipas ligjit ka shkelur nenin 248 të Kodit Penal i cili thotë:

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 21;
ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 21)

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.

Përgjigja e  dhënë nga Lefteria dhe stafi i saj  janë një skandal që nuk tregojnë asgje tjetër veçse faktin se se ata janë në mbrojtje të krimit duke mbajtur të kyçura në kasafortë deklarimet me plot gënjeshtra të banditëve dhe kriminelëve të janë të zgjedhur në nivele të ndryshme apo mbajnë funksione në administratë. Pasojat e Lefterisë në nuk mund ti dimë por Prokuroria duhet të fillojë hetimet në zbatim të ligjit./citynews

Me poshte pergjigja e Lefterise dhe Ligji……….

 kqzkqz

 

Please follow and like us: