Albspirit

Media/News/Publishing

Lufta kundër drogës/ Marko Bello: Nuk po mbetet tokë e lirë pa u mbjellë me hashash

Lufta kundër drogës/ Marko Bello: Nuk po mbetet tokë e lirë pa u mbjellë me hashash

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, shkruan se nuk po mbetet tokë e lirë pa u mbjellë me hashash. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bello thotë se mediat kanë njoftuar se policia shqiptare po vijon me sukses asgjësimin e mijëra rrënjëve kanabis, por nuk po arrin të kapë autorët.

Ai ka sjellë në kujtesë shkrimin e Corriere della Sera, ku Shqiëpria konsiderohet si “Kolumbia e Europës”. Sipas Bellos rrënimi i imazhit të vendit po vijon me shpejtësi.

Postimi i Marko Bellos

Mediat njoftojne se policia shqiptare vijon me sukses asgjesimin e mijera rrenjeve te bimeve narkotike ne territorin e vendit, nga jugu ne veri.

Nuk po mbetet toke e lire, ne kodra e gerxhe, rrepira, lugina, brenda kalave dhe oborreve, e cila te mos mbillet me hashash, me apo pa kubik. Problemi i vetem eshte se nuk po gjenden autoret.

Nderkohe vijon me shpejtesi rrenimi i imazhit te Shqiperise, e cila sipas shtypit te huaj, po permbyt mbare Europen me droge.

Sipas italianes Corriere della Sera, “e konsideruar si “Kolumbia e Europes për prodhimin e lëndëve narkotike, rafinerive të saj e klaneve që bëjnë miliona me drogën, Shqipëria po jeton një luftë të egër mes shërbimeve sekrete dhe qeverisë”.

Please follow and like us: