Mediat italiane: Zyrtarë të shtetit shqiptar të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës
Rasti i Klemend Balili ka tërhequr vëmendjen e vendeve fqinje, mediat e të cilave kanë shkruar për lidhjen e tij me transportin ndërkombëtar të drogës. “Klement Balili është një zyrtar i shtetit dhe një njeri i besuar i qeverisë”, kështu e ka nisur artikullin e saj “Corriere.it” në një shkrim për “Escobarin e Ballkanit”. Në shkrim thuhet se ngarkesa e fundit që është kapur në brigjet italiane, prej 768 ton marijuanë e cila vinte nga Greqia dyshohet se është e “Escobarit të Ballkanit”, i cili kërkohet në mbarë Europën. Sipas medias italiane tregu i drogës në Milano është tepër i pëlqyer për trafikantët e drogës sepse cmimi i kanabisit për një kilogram shitet për 700-800 euro. Në shkrim përmendet edhe rasti i Dritan Zaganit, i cili denoncoi trafikun e drogës nga Shqipëria dhe lidhjet e Policisë së Shtetit me drogën. “Kelmend Balili është një zyrtar i shtetit, një njeri i besimit të qeverisë shqiptare. Shtatë ton marihuanë të destinuara për Milanin. Trafikantët preferojnë kryeqytetin e Lombardisë si destinacion përfundimtar, sepse çmimet shkojnë deri në 700-800 euro për kilogram. Ngarkesa e fundit vetëm kapur në një varkë (768.5 kilogramë marijuanë nga Greqia), e cila kishte për destinacion Salenton dhe, si shumica e drogës që kalojnë Adriatikun dhe përfundon në bregdetin italian, i drejtohen në qytet . Trafikantët preferojnë Milanon destinacion , sepse çmimet shkojnë deri në 700-800 euro për kilogram. Në krye të organizatës që ngarkesës dhe dhjetra të tjerë ekziston dyshimi, i quajtur ” Escobar i Ballkanit “i cili kërkohet në gjysmën e Europës”, shkruan Corriere. Corriere ka sjellë në kujtesë edhe rastin e Dritan Zaganit, policit që me hetimet e tij kishte mbërritur deri tek Ministri i Brendshëm shqiptar. Sipas saj ndjekja e Balilit mund të çojë në skenarë të tjerë që do të evokonin sërish Zaganin dhe do të lidhnin më shumë Shqipërinë me Italinë. “Veç kësaj, nuk është zgjidhur ende rasti flagrant i Dritan Zaganit, policit që me hetimet e tij kishte mbërritur deri tek Ministri i Brendshëm shqiptar, i cili ishte burgosur e më pas arriti të largohej jashtë vendit nga frika se ndonjë vrasës me pagesë mund t’i bënte vizië, një nga të shumtët “ujqër të vetmuar” në mision me detyrimin për të mos dështuar. Zagani ka bashkëpunuar me Guardia di Finanza, në radhë të parë për betejat dhe rezultatet kundër trafikantët të drogës. Tani, ndjekja e Balilit mund të çojë në skenarë të tjerë që do të evokonin sërish Zaganin dhe do të lidhnin më shumë Shqipërinë me Italinë.”, thuhet në shkrim./citynews