Pajisja e përgjimeve të paligjshme, prokuroria “zbarkon” në Ambasadën Italine
Prokurorja Anisa Qilimi, e cila po heton dosjen mbi ekzistencën apo jo të pajisjes së përgjimit nga Policia e Shtetit, i ka shkruar ambasadës italiane.
Prokurorja Qilimi, duke ju referuar të dhënave të policisë, ka kërkuar nga ambasada italiane në Shqipëri të njoftoje organin e akuzës se me çfarë programesh dhe çfarë pajisjesh asiston Policinë e Shtetit në trajnime Interforca italiane.
Kjo shkresë, mësohet se është dërguar të premten, pasi Policia e Shtetit gjatë kontaktit me oficerët e prokurorisë, i ka njoftuar se një pajisje të tillë nuk e disponojnë ata, por Interforca italiane që asiston në trajnime.
Sipas akuzës, dyshimet janë se kjo pajisje përgjimi ka hyrë në Shqipëri pa u regjistruar në Doganën shqiptare dhe se me te policia kryen përgjime të paligjshme. /AbcNews