Pele i trishtuar nga gjendja politike në Brazil
Pele tha se shpreson që vendi i tij do arrijë të ketë një qeveri të madhe para Lojërave Olimpike të Rios.
Ish-futbollisiti brazilian, Pele, u shpreh shumë i trishtuar për situatën politike në vendin e tij, në një intervistë për një të përditshme spanjolle, ku ai shpreson se deri në fillimin e Lojërave Olimpike të Rios, vendi i tij do arrijë të ketë një qeveri të madhe.
“Falë futbollit, me shokët e mi të skuadrës, ne kemi arritur të bëjmë që Brazili të rilindë në të gjithë botën. Tani (…) rrëmuja e madhe politike më shqetëson dhe trishton shumë”, deklaroi ikona e futbollit, 75 vjeç, në këtë intervistë për të përditshmen “La Vanguardia”.
“E vetmja gjë që shpresoj, është që të arrijmë të kemi një qeveri të madhe për Lojërat Olimpike… dhe që të fitojmë medaljen e arit në futboll”, shtoi Pele, tre herë kampion bote.
Please follow and like us: