Albspirit

Media/News/Publishing

Policia arrestoi Shukri Xhelilin, ish-kryetar bashkie në Dibër


Policia arrestoi sot pasdite ish-kryetarin e bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili pak ditë pas publikimit të një video, ku ai kërkon favore seksuale.

Gjykata vendosi sigurimin “arrest me burg” për Shukri Xhelili, me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda.

Ish-kryetari i bashkisë dyshohet për veprën penale “korrupsion pasiv” si kërkim të favoreve seksuale prej shtetases A.A. në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e bashkisë Dibër.

Vendimi i gjykatës u zbatua nga policia e shtetit.

Ish-kryetari i bashkisë Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra prej qeverisë pas publikimit të një videoje, ku ai shfaqet duke kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit në administratën e Bashkisë së drejtuar prej tij.

Videoja, e filmuar nga një vajzë 20 vjeçare, viktimë e zyrtarit të lartë, u shfaq në televizionin ORA NEWS.

Në të bashkiaku i përfaqësues i Partisë Socialiste, i zgjedhur në 2015, shfaqet duke biseduar me vajzën në zyrën e tij, ndërsa ajo kishte shkuar për të kërkuar punë, dhe më pas në një dhomë hoteli në Tiranë, ku ai e kishte ftuar të takoheshin.

Vajza ka shpjeguar se vendosi që ta filmonte për të denoncuar kryetarin e bashkisë pas presioneve.

Vajza ka lënë të kuptohet se nga bisedat me kryebashkiakun ai mund të kishte vepruar në të njejtën mënyrë dhe me vajza apo gra të tjera më parë.

Pas shfaqjes së pamjeve filmike, policia kërkoi një kopje të tyre dhe e shoqëroi Xhelilin për verifikime.

Partisë Demokratike shprehu “neverinë për abuzimin ordiner të zyrtarëve të socialistë”.

Please follow and like us: