Pranga aktorit të njohur, rrahu çiftin se i shanë Hillary Clinton
Wendell Pierce (Uendëll Pirs), i cili u bë i njohur nga seriali televiziv “The Wire” nuk e përmbajti dot veten gjatë një debate me dy të rinj, mbështetës të kandidatit presidencial Bernie Sanders.
Pierce është mbështetës i fuqishëm i kandidates Hillary Clinton dhe hyri rastësisht në debat në orën 3 të mëngjezit me çiftin që po qendronte në të njëjtin hotel me të në Atlanata.
Sipas akuzës, aktori shtyu të dashurin e vajzës së re dhe e zuri këtë të fundit nga flokët ndërkohë që ia ngjeshi nja-dy shpulla kokës. Stafi i hotelit ka njoftuar policinë që e ka arrestuar.
Pierce është dke luajtur rolin e anëtarit të parë zezak të Gjykatës Supreme, Clarence Thomas, në një dramë të kanalit televiziv HBO.
Policia ka refuzuar të tregojë detajet e rastit, duke thënë se nuk ishte ndonjë incident i skajshëm. Mirëpo, heshtja mund të ketë të bëjë me statusin e të arrestuarit si aktor i njohur në Hollywood.
Vazhdimi i garës mes dy demokratëve ka sjellë acarimin gjithnjë e më të madh mes dy kampeve, duke shqetësuar strategjistët demokratë për shanset e bashkimit të forcave kundër kandidatit, pasi të shpallet fituesi. Sidomos mbështetësit e senatorit Sanders gjithnjë e më tepër po thonë se nuk do të votojnë për partinë e tyre nëse fiton Hillary Clinton. (r.a.illyria)