Provimi i licencës për infermierët, emrat e 780 kandidatëve

Rregullat
Infermierët duhet të paraqiten së paku 40 minuta përpara fillimit të provimit, sipas datës dhe orarit në tabelën e mëposhtme. Gjatë provimit, ndalohet marrja me vete ose përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi. Në mjediset e provimit ndalohet duhani, konsumimi i ushqimit dhe komunikimi gjatë zhvillimit të testit. Pyetjet e Provimit të Shtetit janë të njëjta për të gjithë kandidatët.
“AKP-ja ka të drejtë që në rast se evidenton shkelje të rënda të rregullave të provimit, t’i propozojë Komisionit të Provimit të Shtetit vlerësimin e kandidatit që thyen rregullat, me notën “4-jokaluese”. Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmojë atë.
https://www.scribd.com/embeds/312734819/content?start_page=1&view_mode=scroll&access_key=key-5JR6JdhiQSkX0PAMMb64&show_recommendations=true
Please follow and like us: