Albspirit

Media/News/Publishing

Sarandon sulmon Woody Allen

Sarandon sulmon Woody Allen në festivalin e Kanës: Ka ngacmuar seksualisht një fëmijë

 

woody-3

Aktorja e famshme Susan Sarandon ka qenë duke folur në një panel për problemet e femrave në industrinë e flmit, kur është pyetur se çfarë mendonte për komentin e Woody Allen, i cili kishte thënë se nuk kishte material të mirë për një film ku një grua në moshë bie në dashuri me një djalë më të ri.

“S’kam asgjë të mirë për të thënë për Woody Allen, kështu që s’besoj se duhet t’i futemi kësaj teme,” ka thënë ajo përpara se të ripërsëriste akuzat për regjisorin, se ai ka ngacmuar seksualisht një fëmijë.

“Mendoj që ai ka ngacmuar seksualisht një fëmijë dhe nuk mendoj se kjo është një gjë e drejtë.” Ishin fjalët e aktores për Wallen në festivalin e Kanës.

80-vjeçari i ka mohuar këto akuza që datojnë që në fllim të viteve ’90, të cilat nuk janë provuar kurrë nga një gjykatë.

Kujtojmë se Allen, u nda nga bashkëshortja e tij Mia Farrow pas një martese 12-vjeçare, pasi ajo zbuloi lidhjen e tij me vajzën e saj të adoptuar nga një martesë e mëparshme, Soon-Yi Previn, e cila asokohe ishte 19 vjeç.

Please follow and like us: