Albspirit

Media/News/Publishing

Shukriu “nuk don me ik”, partitë në test. Presidenti do të shpallë zgjedhjet

Shukriu “nuk don me ik”, partitë në test. Presidenti do të shpallë zgjedhjet

Kushtetuta i jep të drejtë një kryetari bashkie që të ankimohet brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese, nëse kundër tij ka një vendim për shkarkim. Dhe këtë të drejtë, Shukri Xhelili, kryetari i shkarkuar i Bashkisë së Dibrës, pavarësisht skandalit mesa duket do ta përdorë.

Në Gjykatën Kushtetuese nuk është depozituar ende ankimimi, por Shukri Xhelili, i shkarkuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjit, konfirmoi për Top Channel se kjo do të ndodhë brenda afatit kushtetues.

Çfarë përfiton ai? Shukri Xhelili nuk ka dalë vet publikisht të komentojë videon, ku firmos një kontratë pune për një 20-vjeçare, me të cilën kishte marrëdhënie intime. Por, duke u ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, Shukri Xhelili minimalisht pezullon përkohësisht vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, siç thuhet në nenin përkatës të Kushtetutës.

Një burim zyrtar në Gjykatën Kushtetuese tha për Top Channel se, gjykata është e predispozuar të vendosë shpejt, për shkak të interesit publik që ka çështja dhe afateve kohore për zhvillimin e zgjedhjeve.

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese ndikon edhe në shtyrjen e shpalljes së datës së zgjedhjeve, për shkak se duhet pritur një vendim i Kushtetueses për ndërprerjen ose jo të mandatit.

Please follow and like us: