Albspirit

Media/News/Publishing

Solar Impulse 2 përfundoi me sukses edhe një etapë

Avioni me energji diellore ka fluturuar në Oklahoma pasi kaloi etapën më të re në rrugën rreth botës.

 

Solar Impulse 2 përfundoi me sukses edhe një etapë

Avioni fluturoi në Aeroportin Ndërkombëtar Tuls të enjten rreth orës 23:15 minuta sipas kohës lokale. Avioni i quajtur Solar Impuls 2, i prodhuar në Zvicër, ishte nisur nga aeroporti Phoenix Goodyear në orën tre të mëngjesit sipas kohës lokale.

Solar Imuplse 2 rrugën rreth botës e filloi në mars të vitit 2015, duke u nisur nga Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Në rrugëtim është ndalur në Oman, Mianmar, Kinë dhe Japoni.

Pas Oklahomës pritet që avioni të bëjë të paktën edhe një ulje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para se të niset në kalimin e Atlantikut drejt Evropës apo Afrikës Veriore.

Please follow and like us: