Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: S’jam kundër myslimanëve. Urrej terroristët

 

Donald Trumpin e kanë bezdisur sa kryeministri britanik, David Cameron, aq edhe kryebashkiaku i porsazgjedhur i Londrës, Sadiq Khan, me reagimet e tyre ndaj deklaratave të tij polemizuese mbi myslimanët.

“Së pari, – tha miliarderi amerikan në një intervistë për Piers Morgan, transmetuar nga televizioni ITV, – unë nuk jam budalla. Dhe iua them këtu, është krejt e kundërta. Së fundi, sa i takon ndasisë, unë nuk jam person përçarës. Ndryshe nga presidenti që ka Amerika tani, unë jam një bashkues”.

I nominuari i supozuar republikan për zgjedhjet e nëntorit u përpoq të tregonte se nuk është kundër myslimanëve, por kundër terroristëve. Me këtë rast, edhe i drejtoi ndjekësve të këtij besimi një apel.

“Bashkëpunoni me policinë, – tha Trumpi, – e dorëzoni personat e dyshuar”.

Sa për marrëdhëniet me kryeministrin Cameron, ato duket nuk kanë për të qenë nga më të mirat. Manjati nuk kurseu nga kritikat as Sadiq Khanin, të cilin e quajti “injorant”, e në të njëjtën intervistë fshikulloi edhe vet Bashkimin Europian, të cilin e përshkroi si “të vështirë” dhe “shumë burokratik”.

Gishti i akuzës së republikanit, ndërkohë u kthye edhe një herë nga refugjatët, për të cilët tha se mbajnë me vete telefona me flamurin e ISIS-it dhe se do të bëjnë atentate të ngjashme me ato të 11 shtatorit.

Please follow and like us: