Turqi, modelja hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar përdhunimit
Një modele e re ruse, 20 vjeçe, Gulay Bursali, ka vdekur, duke u vetëhedhur nga dritarja e një apartamenti në Stamboll të Turqisë për t’i shpëtuar një përdhunimi.
Vajza, me të fejuarin kishte vendosur të merrte një apartament me qira në qytetin kryeqytetin turk, ku do të kalonte disa ditë pushimi. Papritur, një agjent imobiliar dhe një mik i tij kanë hyrë në shtëpi dhe kanë lidhur të riun, duke e rrahur.
Vajza, që ishte edhe një studente në universitet, ka kërcënuar se do të hidhej nga dritarja nëse dy agresorët nuk do të largoheshin dhe më pas bëri aktin tragjik.
Sipas deklaratës se djalit në polici, agjenti imobiliar i kishte gënjyer, duke i thënë se duhej të merrte disa gjëra në banesë.
Dëshmitarë okularë kanë thënë që kanë parë vajzën e re të zhveshur, e cila u hodh nga dritarja. Një burrë ka dëshmuar për një televizion lokal: “Dëgjova dikë që të kërkojë ndihmë. Pastaj pashë vajzën të zhveshur që u hodh nga dritarja”.