Albspirit

Media/News/Publishing

Vëllezërit binjakë martohen me dy motra binjake, por u del një problem i madh

marriagehandsDy vëllezër binjakë, të cilët janë martuar me dy motra binjake, i janë drejtuar kirurgut plastik pas ngatërresave që kanë pasur. Dy çiftet nga provinca Shanxi në Kinë, e kanë gjetur veten disa herë në vështirësi, pasi nuk dallonin kush ishte gruaja/burri dhe kush kunata/kunati. Pas disa ngatërresave të tilla, ata i janë drejtuar kirurgjisë plastike, për të bërë ndryshime në pamje, raporton “The Times”. Vëllezërit Zhao Xin e Zhao Xuan dhe gratë e tyre Yun Fei dhe Yun Yang janë konsultuar me mjekët e spitalit të Shangait, në mënyrë që të bëjnë modifikime të pamjes, për të dalluar më lehtë njëri-tjetrin. Mjekët kinezë thonë se ky ndryshim është i domosdoshëm pasi çiftet e binjakëve jo vetëm janë si pika uji, por kanë edhe zë dhe gjeste të ngjashme. Ata janë martuar në të njëjtën ditë në një ceremoni, ku i është kushtuar rëndësi çdo detaji për të shmangur ngatërresat e nuseve dhe dhëndrave. Mjekët thonë se do të bëjnë ndryshime shumë të vogla te njëri prej vëllezërve dhe njëra prej motrave, pa prishur ngjashmërinë identike, por duke krijuar mundësinë e identifikimit lehtë të secilit.
Please follow and like us: