Albspirit

Media/News/Publishing

Vitale, falë ushtrimeve të mundimshme

Vitale, falë ushtrimeve të mundimshme

Ajo për të cilën nënat e ardhshme pyesin, është se si gjatë shtatzënisë dhe pas saj, të duken bukur dhe si të kthejnë linjat e trupit dhe të humbin kilogramët e grumbulluar dhe atë në mënyrë të shëndetshme. Hile të vogla dhe këshilla të shkëlqyeshme, kanë vendosur të ndajnë me ne nënat e famshme, Victoria Beckham, Natalie Portman, Kate Hudson dhe Jessica Alba.

Figurës së jashtëzakonshme të trupit të Natalie Portman-it, i kanë kontribuar ushtrimet fizike për nevojat e filmit “Black Swan”. Ajo në mënyrë intensive ka ushtruar gjashtë herë në javë nga pesë deri në tetë orë në ditë, duke kryer ushtrime të dedikuara për anën e brendshme të ijëve dhe prapanicës. Ushtrimi ideal sipas Natalia-s pas lindjes, është vallëzimi kardio.
Aktorja e bukur, Kate Hudson, njëherë e kishte pranuar para publikut se ka periudha kur nuk ushtron fare dhe kur han çfarëdo që dëshiron. Edhe pse Kate për nga natyra është mjaft vitale, ajo bën kujdes të madh për trupin e saj. Aktorja e zënë me punë, nuk ka aq shumë kohë të lirë, por çdo ditë arrin të gjejë pesë minuta për të bërë ushtrime barku, duke forcuar stomakun dhe belin.
Jessica Alba është adhuruese e madhe e kursit “HypnoBirthing”, i cili kombinon ushtrimet e frymëmarrjes dhe ushtrimin për relaksim të trupit. “Burri im më dërgon në forma të ndryshme të meditimit. Përqendrohem shumë në frymëmarrje dhe në atë që të jam e relaksuar”, ka deklaruar Alba, e cila ka shtuar se e praktikon edhe jogën, me të cilën e mban fleksibilitetin e trupit.
Victoria Beckham për figurën e saj të mrekullueshme të trupit nuk duhet t’i falënderojë gjenet e mira, por punën e mundimshme. Ajo ka deklaruar se përveç ushtrimeve tjera, ajo çdo ditë në shiritin për vrapim bën 8 kilometra.

Please follow and like us: