Albspirit

Media/News/Publishing

Vokrri: Anëtarësimi në UEFA dhe FIFA, epokë e re për futbollin e Kosovës


Fotio nga arkivi - Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka thënë se pranimi i Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit – FIFA, ka shënuar përfundimin me sukses të betejës plot sfida, por që u përmbyll me një rezultat bindës në favor të Kosovës.

Vokrri këto komente i bëri në një konferencë për media pas kthimit nga Kongresi i FIFA-s në Meksiko Siti, ku të premten më 13 maj, u mor vendimi për pranimin e Kosovës si anëtarja e 210 e FIFA-s.

“Ju i dini vështirësitë në kongresin e fundit të FIFA –s, ku përkundër rezultatit bindës falë shteteve që kanë qenë pro pranimit tonë, vështirësia ka qenë tek kundërshtarët që kemi, por, kemi qenë vigjilentë dhe ia kemi dalë”, ka thënë Vokrri.

“Ky ishte objektivi ynë i dytë, pas pranimit në UEFA dhe muaji maj shënon epokën e re për futbollin e Kosovës”, ka deklaruar Vokrri.

Please follow and like us: