Albspirit

Media/News/Publishing

AGIM NEZAJ NDERROI JETE NE NJU JORK

1 agim ok

*Ndërron jetë gazetari, studiuesi dhe pedagogu i mirënjohur Agim Nezaj/
*Presidenti Nishani:Ikja e Agim Nezës, humbje për gazetarinë shqiptare/

*Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…/

Ka ndërruar jetë Agim Nezaj, gazetari, studiuesi dhe pedagogu i mirënjohur në Shqipëri dhe jashtë saj. Mësohet se ai ka vdekur në Nju Jork, në moshën 54-vjeçare pranë familjes së tij pas një sëmundjeje të rëndë. Nezaj ka lindur në Tropojë. Studimet e mesme i ka kryer në Shkollën e Gjuhëve të Huaja për anglisht dhe ato të larta, në Fakultetin Filologjik të Tiranës për gjuhë -letërsi shqipe. Karriera dhe kontributi i Agim Nezës në gazetarinë shqiptare, letërsi, publicistikë, botën universitare, politikë etj. janë të mëdha dhe shumëdimensionale e do të mbahen mend gjatë. Për ata që e njihnin dhe nuk e njihnin Agim Nezën, por njihnin shkrimet e tij apo bashkëpunimin me të si këshilltar i mediave në Ministrinë e Drejtësinë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Jashtme, në Kryesinë e Kuvendit etj. do ta ndiejnë që sot e tutje se Shqipëria ka humbur një personalitet. Një personalitet, që nuk reshti së promovuari Shqipërinë jashtë vendit me bukuritë dhe misteret e saj. Agim Nezaj shprehej: “Kënaqësia ime më e madhe gjatë këtyre 25 viteve ka qënë dhe mbetet promovimi i Shqipërisë tonë të bukur tek të huajt nëpërmjet botimit dhe ribotimit të librave “Albania-Travel Guide” & “Welcome to Albania”” Agimi la në pikëllim të thellë bashkëshorten Mira, vajzat Ergian dhe Edonën, prindërit Bajram dhe Zoja Neza, të vëllait Agron, të afërm, miq dhe shokë të shumtë. Në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale sot kolegët ka shprehur dhimbjen për largimin e pararkohshëm  të Agimit. Gazeta Dielli i shpreh ngushellimet me te thella Familjes Nezaj! Lamtumirë miku ynë, kolegu ynë, të qoftë dheu i lehtë!

***

NGUSHELLIMI I PRESIDENTIT NISHANI/

 

Please follow and like us: