Albspirit

Media/News/Publishing

AMBASADA AMERIKANE/ Si mund të pajiseni me një vizë jo-emigruese

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë shpjegime për qytetarët shqiptarë që i kanë drejtuar disa pyetje në rrjetet sociale me synim emigrimin në SHBA ose kryerjen e vizitave, studimeve etj.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë

Mirë se vini në edicionin e kësaj jave të “Pyesni Konsullin”!
“Pyesni Konsullin” është një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me tema në interes për qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë, apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Ne duam të sigurohemi që aplikantët të kenë informacion të saktë dhe të përditësuar. Pyetjet për Seksionin Konsullor mund të depozitohen në anglisht ose në shqip. Para se të postoni pyetjen tuaj në “Pyesni Konsullin”, sigurohuni që të vizitoni Pyetjet e Shtruara më Shpesh në faqen e internetit të Ambasadës Amerikanehttp://albanian.tirana.usembassy.gov/iaminquiringabout.html për të parë nëse pyetjes tuaj tashmë i është dhënë përgjigje. Ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve që tashmë janë tek Pyetjet e Shtruara më Shpesh. Ju lutemi, vini re se për shkak të natyrës publike të këtij forumi, ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve personale, as nuk do të diskutojmë specifikat e rasteve individuale të vizave. Pyetjet që përmbajnë informacion privat, apo ato identifikuese do të fshihen për të mbrojtur privatësinë e aplikantëve. Megjithatë, ju jeni të mirëpritur të dërgoni çdo pyetje, që ka lidhje me një rast personal vize tek TiranaUSconsulate@state.gov. Për të pyetur në lidhje me shërbimet që ne ofrojmë për qytetarët amerikanë, ju lutemi vizitoni këtu faqen e internetit të Ambasadës Amerikane, ndërsa për pyetje specifike kontaktoni tek acstirana@state.gov.
Programi i Lotarisë.  Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2016 vazhdon që prej datës 3 Maj, 2015 deri në 30 shator 2016.P o kështu ka nisur kontrolli i statusit të regjistruarve të DV-2017 nga data 3 Maj, 2016 dhe do jetë në dispozicionin tuaj deri në 30 shator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë.  Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj. VINI RE: Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nё se ju nuk e keni marrë akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.  Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralajmërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).

Pyetje rreth vizave jo-emigruese

Pyetje: A mundem të kërkoj një takim më përpara ose më vonë për intervistë? Nëse nuk paraqitem për intervistën e planifikuar, a mundem të kërkoj një takim të ri për intervistë?

Nëse një aplikant dëshiron të planifikojë një takim të ri të intervistës për vizë, ai ose ajo duhet të ndjekë udhëzimet këtu e dhëna në faqen “Si Të Aplikoni”.  Instruksionet për takime normale dhe të përshpejtuara mund t’i gjeni këtu.

Pyetje: Çfarë është shqyrtimi administrativ dhe çfarë mund të bëj për ta afruar aplikimin tim?

Disa aplikime për vizë kërkojnë një shqyrtim administrativ, që aplikimi për vizë kërkon kohë të mëtejshme pas intervistës nga Zyrtari Konsullor. Kandidatët njoftohen për këtë kërkesë kur aplikojnë. Në të shumtën e rasteve merret një vendim për shqyrtimin administrativ Brenda 60 ditëve të intervistës për vizë. Kur kërkohet shqyrtim administrativ, periudha kohore varijon bazuar në rrethanat e veçanta të çdo rasti. Aplikantët për vizë këshillohen që të aplikojnë më herët për vizën e tyre, mjaftueshmërisht përpara datës së udhëtimit të parashikuar.

Njoftim i Rëndësishëm: Përpara se të bëni pyetje hetuese për statusin e shqyrtimit tuaj administrativ, kandidatët apo përfaqësuesit e tyre  do t’u duhet të presin të paktën 60 ditë nga dita e intervistës apo dorëzimi i dokumenteve plotësuese, cilado qoftë më vonë. Nëse ju kërkoni rreth një rasti që ka më pak se 60 ditë në pritje, ne nuk do të jemi në gjendje që t’i përgjigjemi kërkesës suaj.

Pyetje: Unë i solla të gjitha dokumentet në intervistë, por Konsulli as që nuk i vërejti ato!

Procesi i vizës së vizitorit për në SHBA nuk varet nga dokumente mbështetëse. Për disa kategori vizash (si p.sh.: nëse ju po shkoni për trajtim mjekësor, apo nëse po shkoni për të studiuar në SHBA), juve ju duhet të sillni disa dokumente të caktuara. Gjithsesi, nuk kërkohet asnjë dokument për vizë vizitori (B1/B2). Përveç rasteve kur oficeri konsullor ka një pyetje specifike, ne nuk do ju kërkojmë për dokumente mbështetëse. Formulari ynë elektronik është shumë i detajuar dhe oficeri do të përdorë pyetjet e dhëna në formular për të përcaktuar nëse ju kualifikoheni për një vizë vizitori. Letrat e ftesave nga banorët amerikanë nuk kërkohen dhe oficerët tanë konsullorë nuk mund të marrin për bazë sigurimet nga palë të treta, apo nga qytetarë amerikanë, kur marrin vendimin për vizë. Lutemi kini parasysh që Garancia e Mbështetjes I-134 nuk është formulari i duhur për vizë vizitori dhe nuk do të shqyrtohet. Nëse oficeri konsullor vendos që rasti juaj është një nga ato raste të rralla që ka nevojë për dokumente të një lloji apo një tjetri, juve do ju jepet mundësia t’i dorëzoni këto dokumente për shqyrtim pas intervistës.

Pyetje: A mund të kualifikohem unë për një vizë turistike nëse jam në proces për një peticion emigrimi!

Kur je në proces për peticion emigrimi nuk ka bazë për një refuzim automatik të një vize jo-emigruese. Zyrtari konsullor kur rishikon aplikimin tuaj për vizë jo-emigrimi do të kërkojë dëshmi të forta se ju nuk synoni për të emigruar në atë moment dhe se ju do të ktheheni në Shqipëri pas planifikimit të vizitës suaj të përkohshme në Shtetet e Bashkuara. Nëse ju keni një peticion emigrimi në pritje dhe ju e fshihni këtë fakt nga oficeri intervistues, ju mund të zvogëloni shanset tuaja për të qenë një aplikant i besueshëm.

Pyetje: Periudha e vlefshmërisë së vizës sime emigruese nuk mbulon qëllimin për qëndrimin tim në Shtetet e Bashkuara?

Periudha e vlefshmërisë së vizës ka të bëjë vetëm me periudhën e kohës në të cilën mbajtësi mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara dhe të aplikojë për pranim. Ajo nuk përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit. Kjo është një çështje për emigracionin e SHBA-së në portin e hyrjes.

Pyetje: Si mund ta gjej se për sa kohë jam i autorizuar që të qëndroj në SHBA?

Një vizë nuk garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara, por lejon një shtetas të huaj që vjen nga jashtë, për të udhëtuar në portin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkojë leje nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare për të hyrë në SHBA. Zyrtarët Kufitarë dhe Mbrojtjes së Doganave (KMD) të SHBA-së kanë autoritet për të lejuar apo mohuar  hyrjen në Shtetet e Bashkuara dhe për të përcaktuar se sa kohë një udhëtar mund të qëndrojë. Në portin e hyrjes, për lejueshmërinë e hyrjes në SHBA, inspektori i emigracionit të SHBA, nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, ju vendos një kartë të vogël të bardhë në pasaportën tuaj, Formën Tuaj I-94, “Formulari I-94, Të Dhënat e Hyrjes dhe Largimit nga Shtetet e Bashkuara”. Për udhëtarët që kanë statusin e Programit të Heqjes së Vizës marrin Formën I-94Ë. Në këtë formular, inspektori i emigracionit amerikan regjistron ose një datë ose “K/S” (kohëzgjatja e statusit). Nëse I-94 juaj përmban një datë të caktuar, atëherë kjo është data në të cilën ju duhet të largoheni nga Shtetet e Bashkuara. Forma juaj I-94 ose I-94Ë është një dokument shumë i rëndësishëm për të mbajtur në pashaportën tuaj, pasi ajo tregon lejen tuaj që të qëndroni në SHBA. Kontrolloni informacionin në lidhje me “Pranimin” në faqen e internetit të KMD. Gjithashtu, lexo “Kohëzgjatja e Qëndrimit”.

Pyetje: Unë nuk e dorëzova I-94 kur u largova nga Shtetet e Bashkuara, çfarë duhet të bëj?

Nëse ju nuk arrini të ktheni Rekordin e Largimit tuaj I-94, për më tepër informacion vizitoni faqen e internetit “Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Doganat dhe Mbrojtja e Kufirit”.

Pyetje: Çfarë duhet të bëj nëse më kanë vjedhur pasaportën time me vizë?

Nëse pasaporta juaj dhe I-94 kanë humbur ose janë vjedhur, ju duhet t’i zëvendësoni ato menjëherë. Nëse viza ishte e skaduar ju përsëri duhet ta raportoni atë  të humbur ose të vjedhur. Ka një numër hapash që duhet ndjekur, për të mësuar më shumë, vizito “Pasaportat e Humbura, të Vjedhura, Vizat, dhe Formulari I-94”.

Pyetje: Unë do të dëshiroja të dija nëse shoku im, i afërm-i/ja, bashkëpunëtor-i/ja ortak-u/ja i biznesit ka aplikuar për një vizë dhe cili është statusi. Kë duhet të kontaktoj?

Sipas ligjit të SHBA-së, më saktë Akti i Emigracionit dhe Kombësisë (INA) 222 (f), të dhënat e vizave janë konfidenciale. Prandaj, kërkuesi për vizë duhet të kërkojë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara jashtë vendit, ku ai ose ajo aplikon në lidhje me informacionet e nevojshme për statusin e aplikimit të vizës. Për shkak të konfidencialitetit të të dhënave për vizë, ju do t’ju duhet të pyesni aplikuesin për vizë në lidhje me pyetjen tuaj nëse një kërkesë për vizë është bërë, ose nëse një vizë është lëshuar apo refuzuar.

Pyetje: Ku mund të gjej më shumë informacion se si të plotësoj formën DS-160?

Ju lutemi, rishikoni një grup të plotësuar të pyetjeve që bëhen rregullisht (FAQ) për formën DS-160, në këtë faqen “Pyetje të Shpeshta mbi Plotësimin në Internet të Formularit DS-160 për Aplikantët e Vizave Jo-Emigruese”.

Pyetje: Nuk dorëzova formën I-94 në momentin e largimit nga SHBA. Çfarë duhet të bëj?

Ju lutemi, referojuni udhëzimeve që gjenden në këtë faqen “Kthimi i Formularit I-94, Të Dhënat e Largimit nga Shtetet e Bashkuara”.

Pyetje: Dëshiroj të ftoj në SHBA një të afërm/mik. Çfarë duhet të bëj?

Ju lutemi, për më tepër informacion se si të ftoni dikë në SHBA, referojuni faqes “Ftesat dhe Dokumentet në Mbështetje të një Aplikimi për Vizë”.

Për përgjigje të menjëhershme të pyetjeve tuaja mbi vizat dhe peticionet, ju lutemi referojuni faqes zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Vizat”.
Nëse pyetjet tuaja nuk gjejnë përgjigje në seksionin e Pyetjeve të Bëra Shpesh ju lutemi, të na dërgoni një e-mail në adresën zyrtare të e-mail-it:TiranaUSConsulate@state.gov . Ne u japim përgjigje me qindra e-maileve në ditë. Është ndihmesë e madhe për ne nëse në këto e-maile, ju vendosni në rreshtin e subjektit, një informacion të detajuar në lidhje me natyrën e problemit tuaj. Stafit tonë i duhen rreth 10 ditë pune për të rishikuar dhe përgjigjur mesazheve tuaja dhe përgjigja do t’u referohet vetëm pyetjeve që nuk gjenden në faqen zyrtare të internetit. Në rast se ju keni pyetje rreth një problemi, informacioni për të cilin gjenden në FAQ e mësipërme dhe për të cilin nuk ka informacion shtesë,  ju nuk do të merrni një përgjigje personale. Ju faleminderit!

Please follow and like us: