Ekskluzive: Letër e hapur për të burgosurit e Kumanovës të mllefosur për djemtë e vrare, dhe të zhgënjyer me vëllain e Beg Rizes! Alia meriton vetëm turpin
Ekskluzive: Letër e hapur për të burgosurit e Kumanovës të mllefosur për djemtë e vrare, dhe të zhgënjyer me vëllain e Beg Rizes! Alia meriton vetëm turpin
- Hajde Ali Baba hajde!
Popull ju lodhem me këto letra por nuk po kem qare pa shkru, e kur po i shoh edhe familjarët po përzihen e nuk po din as mu përzi. O vëllau i Begut o baba im o familjar të dëshmorëve e ju të robërve të sllavit mos u përzini kot e pa dit se për mu përzi e me fol jemi ne e ne i dimë pak hilet e nuk po dojm me u bo kahre e po përbihemi. Unë Val Zeka po shkruaj edhe në emër të shokëve tan: O Ali o familjar ne jemi ardh për SHQIPËRI e nuk jemi ardh me bo armiqësi as me ty as me ata shqipfolës që me 9 Maj luftuan kundër nesh, e ne e kemi bërë të pamundurën të mundur kemi luftu sa kemi mujt deri në ora 12 kemi qenë fuqi e pazakontë. Ali pyeti Alfat, Vukat e Lavat e shqipfolësat se qysh luftojnë burrat. Por për fat të keq telefonatat e do shokëve tan me kompanin tuaj e ty ja u hupi moralin e deri sa u bo puna e u dorëzuan. Ali e ju familjar kan luftu do djem atë ditë që na kanë nderu kombin e pushkën. Ali po thu na ki shpëtu. Na ki shpëtu e na ki ndihmu e na ki ç’burrnu e na ki marru! O Ali o popull mos mendoni qe mburrem që jem gjallë, besomëni se veten e mallkojmë që nuk jemi me dëshmorët e 9 Maj-it të betejës tradhtare! Pse ju na i bot shokët tan me e hup vetëbesimin e ja u hupet moralin e ju that: “o dorëzu edhe Mirsadi” ? Pse nuk na le me dek si burra e jo tash me jetu si viktima e të sham e të na quani kriminela etj. Pse thatë OSBE? Ali do burra nuk kanë dashtë mu dorëzu po jon dorëzu kur shokët u joshën me fjalë miradije nga kompania jote e nuk patën rrugë tjetër veç me u dorëzu, e do tjerë jon dorëzu prej zori e me i ruajt tjerë shok. Po nejse nëse e ki menden me kërku falje e me marr hak e me i la ato të këqijat që ja ki bo Shqiptarisë nuk është e keqe me u bashku ti unë, ata e të gjithë veç për SHQIPËRI. Po më vjen mirë që shokët e shoqet tan ja kanë nis me na përkrah. Ali nëse kthehesh kah Shqipëria thirre edhe Menduhin, thirre edhe Kasamin, Selen, thirre edhe nipin e Josip Bagerit; B.Sinadionovski, ta bëjm SHQIPËRI, jo parti jo fe, të bashkuar ti paguajmë borxhet e kombit.
RRNOFTË SHQIPTARIA. Vjen dita e do ju rrëfej për të gjitha që nga Gushinca me 7 veta që ia kemi nis e deri në Kumanovën e një burri e trimi që do t’ju tregoj për trimnin e tij të 9 Maj-it që u bëmë 40 veta e lavdin e dëshmorëve tanë. O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR! – SHQIPTARI.EU
Muhamet Krasniqi – Malisheva
Demë Shehu
Valdet Zeka
Nexhmedin Lika