Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetarja e thashethemeve politike shkonte me dy deputetë njëherësh, skandal në Skoci

Gazetarja e thashethemeve politike shkonte me dy deputetë njëherësh, skandal në Skoci

Martesa e dy deputetëve skocezë po shkon drejt fundit pasi u zbulua se ata kishin një aferë seksuale me të njëjtën gazetare. Serena Cowdy, 36 vjeç, reportere e parlamentit britanik, është në qendër të një trekëndëshi dashurie me deputetët e Partisë Nacionaliste Skoceze, Stewart Hosie, 53 vjeç dhe Angus MacNeil, 45 vjeç. Hosie është nënkryetar i partisë. Ai tha të dielën se po ndahet nga e shoqja, Shona Robison, 45 vjeç, po ashtu anëtare e partisë. Si gazetare, Cowdy ka qenë gjithmonë e interesuar për thashethemet politike, intrigat dhe përplasjet. Tashmë ajo ndodhet vetë në mes të një diçkaje të tillë.

Stewart-Hosie

 

Angus-MacNeil

Please follow and like us: