Ilirjani shtang sallën: Jam gay edhe pse jam nga Tepelena
“Unë do ta thosha hapur dhe shumë troç. Unë nuk jam vetëm themeluesi i kompanisë, por jam gay dhe jam gay krenar qe jetoj në Tiranë”.
Janë fjalët e Elton Ilirjanit, një të riu që drejton një kompani punësimi dhe ndërmjetësimi. Ai nuk hezitoi të fliste për orientimin e tij seksual.
“Në vitin 1991 unë i them babait në një bisedë shumë personale që jam gay dhe të them të drejtën mund të kem qenë i llastuar sepse nuk u përballa me largimin, por u përballa me realitetin duke mu thënë që është rruga më e vështira, por jo më e keqe. Dhe që këtu fillon sfida. Imagjinoni të jetosh në Tepelenë në vitin 1991 dhe unë që tundesha pak, isha pak femina ku më zinin me gurë, më shanin me ofendonin” – tha Ilirjani.
Please follow and like us: