Albspirit

Media/News/Publishing

Lëvizja e lirë, mundësi e mirë për studentët


Ilustrim

Mungesa e liberalizimit të vizave ka cënuar një prej të drejtave elementare të njeriut, siç është lëvizja e lirë, janë shprehur vazhdimisht të rinjtë e Kosovës.

Përfaqësuesit e institucioneve dhe qytetarët kosovarë më 4 maj kanë mirëpriturpropozimin e Komisionit Evropian drejtuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Me këtë propozim, Kosova do të vendoset në listën e vendeve që presin të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Përveç përfitimeve që qytetarët e Kosovës do t’i kenë në lëvizjen e lirë, ata që i janë gëzuar më së shumti këtij lajmi duket të jenë studentët.

Për rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, të rinjtë japin mendimet e tyre lidhur me rëndësinë e liberalizimit të vizave, dhe sa do t’u ofrojë lehtësira lëvizja e lirë në aspektin e shkollimit në Shtetet e Bashkimit Evropian.

Please follow and like us: