Administrata amerikane autorizohet që ta përgatis Kosovën për Partneritetin për Paqe të NATO-s
Kongresi Amerikan i ka bërë thirrje administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ta përgatisin Kosovën për programin e NATO’s “Partneriteti për Paqe”. SHBA ka dërguar këto sinjale në kohën kur vendi ende nuk po arrin që ta transformojë FSK’në në Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës për shkak të mospajtimeve brenda koalicionit aktual respektivisht kundërshtimeve të Listës Srpska, shkruan Gazeta Express.
Partneriteti për Paqe është një program i NATO’s që ka për qëllim krijimin e mirëbesimit ndërmjet Paktit Veriatlantik dhe shteteve europiane si dhe shteteve të ish-BRSS’së.
Kongresi amerikan ka autorizuar Administratën Amerikane që të punojë me Republikën e Kosovës që t’i ndihmojë asaj për ta ndihmuar atë që të hyjë në Partneritetin për Paqe.
Kongresi nëpërmjet “Defence Authorisation Act” i ka kërkuar administraës amerikane që të “punoj me Republikën e Kosovës që ta përgatis vendin për të hyrë në Partneritetin për Paqe”, bën të ditur Gazeta Expres.
Pjesëmarrja në Partneritetin për Paqe është kërkuar nga autoritete kosovare pavarësisht se Kosova ende nuk po arrin të transformojë FSK’në në Forca të Armatosura për shkak të refuzimit të Partisë Lista Srpska e cila aktualisht është duke refuzuar që të japë mbështetjen e saj në Parlament për këtë cështje.
Kosova aktualisht është anëtare vëzhguese e Asamblesë Parlamentare të NATO’s ndërkohë që orientim strategjik i vendit është edhe anëtarëimi në NATO.
Qëllimet e Partneritit për Paqe janë inkurajimi i transparencës në planifikim dhe në buxhetet kombëtare për mbrojtjen, promovimi i kontrollit demokratik mbi forcat e armatosura, zhvillimi mbi kapacitetin për veprime të përbashkëta, siç janë operacionet paqeruajtëse ose në raste katastrofash. Partneriteti për Paqe konsiderohet hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në NATO. Gazeta Express.