Albspirit

Media/News/Publishing

Revista artikull për moshën, aktorja i hedh në gjyq

 

Revista artikull për moshën, aktorja i hedh në gjyq

Aktorja austriake Rebel Wilson ka paditur grupin mediatik “Bauer Media” mbi një sërë artikujsh për të cilat ajo i cilëson si të pavërteta dhe e ka bërë atë të duket si një “gënjeshtare”.

Aktorja e njohur më së miri për rolet e saj në filmat “Bridesmaids” dhe “Pitch Perfect” ka deklaruar se reputacioni i saj ka marrë një goditje të rëndë dhe ajo është poshtëruar nga artikujt e sikletshëm.

Një vit më parë “Women’s Day” publikoi një artikull të titulluar “ Kush është Rebel e vërtetë?”, në të cilën pretendohet se Wilson ka gënjyer për moshën e saj, emrin, prejardhjen dhe faktin se ajo kishte jetuar në Zimbabe prej një viti.

Mediat australiane raportojnë se të hënën në Gjykata Supreme Viktoriane ka mbërritur një shkresë ku thuhet se grupi mediatik nuk e ka kontaktuar atë për artikullin dhe nuk ka bërë kontrolle të mjaftueshme për të verifikuar fakte. Gjithashtu në padi thuhet se besueshmëria, reputacioni dhe ndjenjat e Wilson ishin dëmtuar rëndë.

Please follow and like us: