Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Një komitet e ka miratuar “Aktin Magnitsky” në përmasa globale


Akti Magnitsky

Akti Magnitsky

Një komitet i Kongresit të Shteteve të Bashkuara e ka miratuar legjislacionin me të cilin merren në shënjestër shkelësit e të drejtave të njeriut në gjithë botën, me sanksione të modeluara sipas të të ashtuquajturit “Akti Magntsky”, legjislacion i vitit 2012, me të cilin imponohen ndalesa të vizave dhe ngrirje e pasurisë kundër rusëve, që nga Uashingtoni do të vlerësoheshin si shkelës të të drejtave të njeriut.

Komiteti i Çështjeve të Jashtme i Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara sot e ka miratuar Aktin Global për të Drejtat e Njeriut Magnitsky, pasi anëtarët e komitetit e refuzuan një amandament nga anëtari republikan i Dhomës Përfaqësuese, Dana Rohrabacher, për ta hequr emmrin Magnitsky.

Ky legjislacion është emëruar sipas personit Sergei Magnitsky, i cili i ka akuzuar zyrtarët rusë për vjedhje masive të taksave. Ai ka vdekur në një burg në Moskë në vitin 2009.

Mbështetësit e Magnitskyt thonë se ai ishte torturuar nga autoritetet ruse, derisa ishte në burg.

Republikani Rohrabacher, i cili është akuzuar se ka qëndrim dashamirës ndaj qeverisë së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka argumentuar se emërimi i legjislacionit me emrin Magnitsky pa nevojë e provokon Moskën.

Ai, po ashtu, ka argumentuar se rrethant e vdekjes së Magnitskyt janë kontestuese.

Disa anëtarë të tjerë të komitetit thanë se është me rëndësi të mbahet emri i Magnitskyt për përkujtim për atë që ata thonë se është etapë e zymtë për të drejtat e njeriut në Rusi.

Tash këtë legjislacion duhet ta miratoj Dhoma Përfaqësuese e plotë.

Moska ishte tejet e zemëruar me Aktin Magitsky të vitit 2012, në shënjestër të të cilit ishin shtetasit rusë.

Please follow and like us: