“Shkrihet” Flamurtari, presidenti largon lojtarët dhe trajnerin
Qyteti i Vlorës mbetet pa skuadër futbolli. Menjëherë pas humbjes me Skënderbeun, trajneri i kësaj skuadre, Zekerija Ramadani, ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që bordi drejtues me president Sinan Idrizin kanë vendosur të shkrijnë dhe ekipin.
Burime të sigurta pranë këtij klubi, pohojnë për Top Channel se drejtuesit e Flamurtarit kishin vënë si kusht për rinovimin e kontratave me futbollistët fitoren në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, atë ndaj Skënderbeut.
Por kjo gjë nuk erdhi dhe si rrjedhojë, drejtuesit e klubit vlonjat kanë vendosur të largojnë të gjithë skuadrën bashkë me stafin teknik.
Pritet që në ditët e ardhshme të mësohet më shumë rreth fatit të skuadrës së futbollit Flamurtari.
Please follow and like us: