Albspirit

Media/News/Publishing

Studentët e Sarandës në protestë, Shteti nuk u njeh diploma

Studentë të infermierisë në filialin e UT-së në Sarandë kanë protestuar sot për mosdhënien e kartonit të diplomimit.

Ata kanë dy vjet që kanë mbaruar ciklin e studimeve “Bachelor” dhe nuk janë pajisur me diploma.

“Më e keqja është se nuk na njihet shkolla, sepse duhet një VKM që të ndajë ketë filial nga universiteti i Tiranës në varësi të fakultetit të Mjekësisë dhe rrjedhimisht nuk pajisemi me diploma edhe pse e kemi përfunduar shkollën sipas çdo detyrimi para 2 vjetësh. Kemi vërtetime notash dhe vërtetim të urdhrit të mjekut, që tregojnë se studentët e kanë përfunduar shkollën. Nuk futemi dot në punë, sepse shteti nuk e njeh shkollën shtetërore me sa duket”, thotë një prej studentëve.

Please follow and like us: