Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Lame shpërthen kundër Ramës.

Artan Lame shpërthen kundër Ramës. Barbarët po shkatërrojnë të shkuarën

Deri me sot kishin qarkulluar fjalë se një nga zyrtarët e lartë të qeverisë Rama, Artan Lame, një militant i njohur i ruajtjes së trashigilisë kulturore, ishte gati të shpërthente kundër masakrave që po pjell qeverisja e shefit të tij. Këto fjalë ishin shtuar sidomos pas vendimit për të shkatërruar një nga perlat e arkitekturës italiane të shekullit që shkoi, stadiumin Qemal Stafa.

Dhe me sa duket këto pandehma janë vërtetuar. Lame ka shpërthyer me një shkrim ku ngjashmëria duket sheshit. Megjithëse ai ka zgjedhur për krahasim kohën e Spanjës së Servantesit. Ai i referohet një kapitulli të Don Kishotit ku digjen librat që evokojnë kohët e mëparshme (lexo shkrimin e plotë në rubrikën ide).

Ja seç shkruan Lame: “jetojmë në mes zvetënimit, ndaj që t’i fshihemi krahasimit me kohët e bukura, hajt të zhdukim gjurmët e saj dhe kështu ndjehemi të qetë”. E trishtë vërtet por gjeniale, apo jo! Libri i Servantesit, i botuar në kohën e degradimit të përgjithshëm të Spanjës së shekullit XVII, kthehet kështu brenca ca pak faqeve në një kritikë indirekte dhe monumentale e realitetit të Spanjës dhe jo e ëndrrave të Don Kishotit.

Kanë shkuar shekuj që atëhere dhe në jo pak raste, popuj e qeverira, në momente të përafërta, i janë drejtuar kësaj zgjidhjeje barbare, për të fshehur pazotësinë e tyre për të ndrequr punët. Apo, të pafuqishmë të ndalin rrjedhën e historisë kur ajo merr për keq, përpiqen të gjejnë ngushëllim në të zhdukurit e gjurmëve të së shkuarës, e cila duan s’duan i bën të mejtohen. Kështu, duke i vënë fshesën së shkuarës, edhe me veten e tyre gjejnë rehat, por edhe ata që do vijnë pas, do gjejnë vetëm shkretinë e sotme dhe as do i dënojnë e as do i zënë dot për barbarë”.

Gjykoni vetë nëse parabola ka lidhje me ngjarje dhe persona konkretë…

Please follow and like us: