Albspirit

Media/News/Publishing

Dëftesa false të shkollës “Ditura”,

Dëftesa false të shkollës “Ditura”, Prokuroria: Disa “nxënës” prej vitesh nuk janë në Shqipëri

 

Prokuroria-e-pergjithshme-gent-shkullaku-e1452880984154-640x384

Prokuroria lëshoi urdhër-arresti për Presidentin e shkollës së mesme jo publike “Dituria” në Kavajë, Vath Gylshenin, dhe për drejtorin Bardhyl Mastori.

Sipas relacionit të Prokurorisë, dy të arrestuarit jepnin dëftesa falese për qytetarë të ndryshëm, të cilët as nuk kanë qenë fare nxënës të shkollës dhe në disa raste të tjera, nuk ndodhen në Shqipëri prej disa vitesh.

Prokuroria e Kavajës ka regjistruar çeshtja penale, në bazë të materialit të dërguar nga inspektoriati shteteror i Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit. Nga studimi i këtyre materialeve të dokumentuara nga nga hetimet paraprake rezulton se:

Auditi i Ministrisë së Arsimit pasi ka audituar shkollën jo-publike “Dituria” ne qytetin e Kavajës me administrator, shtetasin Bardhyl Mastori, si edhe pronar shtetasin Vath Gjylsheni, ka konstatuar një sërë shkeljesh, deri në raste falsifikimi të rregjistrave shkollorë, si Amza, indekse, ekuivalentime provimesh etj.

Pas regjistrimit të çështjes dhe veprimeve hetimore, ka rezultuar se një numër i konsiderueshem nxënësish, kanë të njejtin nr. Amze.

Për shumë nxënës nuk janë hedhur rezultatet e notave të viteve të mëparshme.

Ka nxënës që janë të regjistruar në regjistra por nuk figurojne në regjistrin e Amzës.

Për një pjesë nxënësish kanë dy numra amzash, rezultojnë një numër i konsiderueshëm fletë amzash të korrigjuara, anuluara etj.

Rezultojnë disa nxënës, që figurojnë të regjistruar dhe present në dokumentacionin e shkollës, por provohet se gjatë kesaj periudhe të vitit shkollor ndodhen jashtë territorit shqiptar, ku në disa raste dhe prej disa vitesh.

Por dhe pas regjistrimit te çeshtjes penale, si dhe dijenisë per faktet e sipërpermendura nga Auditi, përsëri nga ana e drejtorit të shkollës Bardhyl Mastori dhe pronarit Vath Gjylsheni, ka vazhduar veprimtaria e paligjshme e regjistrimeve fiktive, plotësimit me korrigjime, dhënien e provimeve pa qenë prezent nxënësit, ekuivalentimit të lëndëve etj. Ata akuzohen për falsifikim të dokumenteve shkollore.

Please follow and like us: