Albspirit

Media/News/Publishing

Dora kriminale e SHIK-ut të LPK-PDK-së bashkëveproi me sigurimin sekret serb


  • Pa tradhtinë e Bukoshit aleanca nuk do të ishte e fuqishme të përballej me forcën popullit në krye të cilit ishte Dr. Ibrahim Rugova.

Shefqet Jashari – Strofci

Edhe Emrush Xhemajli, njëri nga anëtarët e pararojës staliniste të LPK-së, në broshurën e tij “Lëvizja popullore e Kosovës, 20 vjet veprimtari” (1982-2002) na i jep ca të dhëna për marrëveshjen e Zurich-ut. Ai dëshmon se më 1992 në Zürich “Kryesia e LPK-së pret një delegacion të Partisë Socialiste të Shqipërisë të kryesuar nga Kryetari i partisë, Fatos Nano. Në takim është bërë i qartë qëndrimi i paanshëm i LPK-së në rivalitetet politike në Shqipëri dhe është kërkuar që në rast të konfliktit në Kosovë të mos mbyllen kufijtë e Shqipërisë për shqiptarët e Kosovës.”

Aleanca PSSH-LPK
Sipas asaj që u dëshmua drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga Xhavit Haliti dhe nga Emrush Xhemajli, shihet se në mes LPK-së dhe PSSH-së është arritur marrëveshja e bashkëpunimit për realizimin e synimeve të tyre të përbashkëta. Si Bledi Fevziu, që i transmeton bisedën që e ka pasur me Xhavit Halitin, ashtu edhe Emrush Xhemajli me broshurën e tij, vërtetojnë se është mbajtur takimi në mes LPK-së dhe PSSH-së në Zurich. Si njëri ashtu dhe tjetri vërtetojnë se është bërë një marrëveshje edhe pse nuk i shpjegojnë në detaje obligimet e palëve ndaj njëra tjetrës. Sigurisht mos përputhja e kohës së mbajtjes së takimit, ka të bëjë me një gabim teknik të njërit apo tjetrit dëshmues.
Është me rëndësi të thuhet se dëshmitë e cekura më lartë, argumentojnë se gjatë vititi 1992/ 93 në Zurich, është krijuar aleanca PSSH-LPK, në bazë të marrëveshjes që kanë arritur Fatos Nano dhe Xhavit Haliti më herët. Kjo aleancë, pastaj, zgjerohet dhe forcohet me individ dhe subjekte politike të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare. Është i njohur fakti se në janar të vitit 1997 pat ardhur në Zvicër Hydajet Hyseni për të marr pjesë në manifestimin “Flaka e janarit”. Bisedat që u zhvilluan në mes Xhavit Halitit e Azem Syles në emër të LPK-së dhe Hydajet Hysenit në emër të grupit të ish burgosurve politik, arritën një marrëveshje gjentlamenësh. Grupi i Hydajet Hysenit do të largohet nga LDK-ja dhe do të punojnë realizimin e Marrëveshjes së Zurich-ut, me kusht që ta udhëheqin luftën bashkë dhe së bashku të bëhen lidershipi i Kosovës në përpjesëtime të barabarta pas realizimit të marrëveshjes.
Dora kriminale e SHIK-ut të LPK-PDK-së bashkëveproi me sigurimin sekret serb
Siç dihet, Hydajet Hyseni po sa u kthye në Kosovë i përvjeli mangët së bashku me shokët e tij për t’i plotësuar kushtet dhe rrethanat që aleanca kundër Dr. Ibrahim Rugovës të ketë sukses. Edhe pse Hydajet Hyseni me shokët e tij në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, nuk arritën shkatërrimin e LDK-së, ata arritën dobësimin e saj, me përçarjet që i mbollën. Pjesa më e madhe e ish të burgosurve politik u larguan nga LDK-ja. Menjëherë u krijua Këshilli nismëtarë për formimin e një partie të re. Shkuarja e Hydajet Hysenit dhe Rexhep Qosjes në Tiranë, (tinëza) dhe takimi i tyre me Fatos Nanon, u bë me qëllim që ai të garantonte se me shkatërrimin e LDK-së dhe largimin e Rugovës nga skena politike e Kosovës, LPK-ja me kundërshtarët e LDK-së, pra me LBDK-në, do ta “udhëheqin luftën” dhe do të bëhen së bashku lidershipi i Kosovës, për ta nda pushtetin së bashku. Po sa u kthyen në Kosovë e formuan LBD-në. Kryetar i saj u bë Rexhep Qosja. Kësaj aleance kundër Rugovës dhe institucioneve shtetërore (paralele) që i krijoi populli ynë me sakrifica të mëdha i duhej edhe Adem Demaçi. Por si ta afrojnë Demaçin, kur ai ishte armiqësuar me Fatos Nanon që e kalli Shqipërinë për ta rrëzuar Salih Berishen nga pushteti, ndërsa me Qosjen u hasmua se ai e sulmoi Demaçin që e mur anën e Sali Brishës. Por, në anën tjetër Demaçi nuk e donte Rugovën sa kripen në sy. Dhe si duket parimi “qëllimi i arsyeton mjetet” e shtynë Demaçin të pajtohet me Qosjen dhe Nanon. Pra, edhe Demaçi me partinë që ia fali Bajram Kosumi u bë anëtarë i aleancëns më të fuqishme antishqiptare , të krijuar prej vet shqiptarëve. Kuptohet që ajo aleancë e kryekuqaloshëve shqiptarë ishte bërë me nxitjen dhe përkrahjen e pa rezervë të sigurimeve sekrete serbo-sllavo-greke, si dhe të mafisë së kuqe ndërkombëtare në krye me Sigurimin rus.
Komplotistët e Kosovës dhe të Shqipërisë të kryesuar nga Xhavit Haliti, Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Rexhep Selimi, Hydajet Hyseni, Ibrahim Kelmendi, Fatos Nano e Fatos Klosi &Compani, duke ditur forcën shpirtërore të Ibrahim Rugovës, që ishte Lis Vigan që se luan dot kurrfarë ere dhe furtune. Duke ditur për përkrahjen e fuqishme që e kishte nga qytetarët e Kosovës e më gjerë, autoritetin që e gëzonte nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare, bën çmos që edhe Bukoshin (me të mirë apo me të keq) ta fusin në atë aleancë të shëmtuar.
Hyrja e Bukoshit në aleancën antishqiptare me të majtën
Më në fund, pas shantazheve të Sigurimit serb dhe lutjeve të Demaçit, Bukoshi pranoi të jetë anëtari i fundit i asaj aleance. Por edhe pse ishte bishti i aleancës, veprimtaria e tij kundër Rugovës, LDK-së dhe institucioneve që atë e bënë kryeministër, i bëri dëme Kosovës dhe qytetarëve të saj më tepër se që i bënë dëme të gjithë aleatët tjerë së bashku.
Pa tradhtinë e tij aleanca nuk do të ishte e fuqishme të përballej me forcën popullit në krye të cilit ishte Dr. Ibrahim Rugova. Njerëzit që dinë të mendojnë dhe ata që kanë arsye dhe logjikë të shëndoshë i kanë pasur dhe i kanë të qartë se të gjitha të ligat dhe të zezat, të gjitha rreziqet që i përjetoi Shqipëria dhe Kosova dhe viset tjera shqiptare e kanë burimin te marrëveshja-aleanca e Zurich-ut. VIJON

Please follow and like us: