Albspirit

Media/News/Publishing

Irani sulmon Kim Kardashian

Irani sulmon Kim Kardashian: Eshtë agjente sekrete. Po degjeneron vajzat që të zhvishen

Autoritetet iraniane e kanë akuzuar Kim Kardashian se, po punon si agjente sekrete për rrjetin social Instagram, duke inkurajuar femrat e reja që të heqin dorë nga traditat konservatore dhe të përdorin rrjetet sociale.

Zeshkania atraktive ka mbi 70 milionë ndjekës në këtë rrjet social për shpërndarje fotosh dhe ajo shpesh tregon trupin e saj seksi në veshje provokuese, por gjithashtu reklamon edhe stilin e saj të shfrenuar të jetesës.

Ajo gjithashtu është bërë e njohur për zhveshje të tërësishme për revista të ndryshme, ndërsa fotoja e saj e fundit lakuriqe nga muaji mars, i kishte siguruar asaj çmimin “Break the Internet” në ceremoninë e çmimeve “Webby Awards” në Nju Jork të hënën.

“Mirëpo, zyrtarët e ‘Iranian Revolutionary Guards Corp’, një organizatë e ngritur për të ndihmuar mbrojtjen e traditave islamike të këtij shteti dhe pengimin e ndikimit të huaj, kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e vërtetë për popullaritetin e Kimit në Internet, duke deklaruar se ajo është rekrutuar nga shefi i Instagramit Kevin Systrom, për të ‘shënjestruar djem dhe vajza të reja dhe për t’i shndërruar ato në modele”,- shkruan më tej “Zeri.info”.

Ditëve të fundit janë bërë arrestime të shumta të vajzave të reja në këtë vend, pasi ato kanë postuar foto ku shihen pa mbulesat e tyre tradicionale.

Please follow and like us: