Johnson fiton çmim për poemë të pasjellshme për Presidentit turk
Poema humoristike dy vargësh e ish Kryetari të Londrës, e publikuar nga revista javore “The Spectator” si kundërshtim ndaj përpjekjeve të Recep Tayyip Erdoganit për ta përndjekur komedianin gjerman për poemën e tij fyese, gjithashtu e quan Presidentin turk “masturbues”
The Guardian shkruan se Johnson ka fituar garën e “The Spectator” për poemë fyese ndaj Erdoganit, edhe pse anëtari i jurisë Douglas Murray ka thënë se mijëra veta kishin garuar.
Paratë e çmimit janë donacion nga një lexues. Poema humoristike dy vargësh është shkruar aty për aty nga Johnson gjatë një interviste me revistën javore zvicerane “Die Weltëoche”. Johnson – stërgjyshi i së cilit ishte turk – e ka quajtur skandal vendimin gjyqësor të gjykatës gjermane për t’ia ndaluar komedianit Jan Bohmermann përseritjen e skeçit fyes për Presidentin turk. Poema humoristike e Johnson për Erdoganin: “Na ishte një djalosh i ri nga Ankara, i cili ishte një masturbues i hatashëm”./Express/
Please follow and like us: