Ku mbetën 700 spiunët e Milosheviçit në Kosovë (Video)
Millosheviq ka pasur agjentë dhe në Bullgari, Shqipëri, Greqi, Rumani dhe disa shtete të evropës lindore dhe qëndrore.
Ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq ka pasur në Ballkan 2200 agjentë, prej të cilëve më së paku 150 kanë qenë në Maqedoni, të cilët kanë punuar për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror serb, thuhet në raportin e forumit, i cili ka njoftuar vite më parë në Bruksel, ku është shqyrtuar roli i ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, njoftonte portali bullgar “actualno.com”, transmeton plusinfo.mk.
Në shtetet ish-jugosllave Millosheviq ka pasur 150 agjentë në Slloveni, 200 në Mal të Zi, 350 në Bosnjë e Hercëgovinë, 450 në Kroaci dhe më së shumti në Kosovë, rreth 700 agjentë që kanë punuar për Serbinë.
Millosheviq ka pasur agjentë dhe në Bullgari, Shqipëri, Greqi, Rumani dhe disa shtete të evropës lindore dhe qëndrore.
Në këtë Forum kanë marrë pjesë ish-agjentë, përfaqësues nga të gjitha shtetet socialiste, tani vende anëtare të NATO-s, përfaqësues dhe ekspertë për siguri, ku qëllimi kryesor ka qenë të analizohet puna e ish-sigurimit shtetëror nga viti 1949 deri në vitin 2010.