Mediat kroate: Cili është sekreti i suksesit të kosovareve që po çmendin botën
Index.hr shkruan për suksesin e këngëtareve kosovare që tashmë kanë pushtuar botën me krijimet e tyre të stilit muzikor pop. Gazeta Express e sjell të përkthyer tekstin e Index Black, të cilët kanë ndërthurur lavdata për sukseset e mëdha të këngëtareve kosovare si Rita Ora, Bebe Rexha, Era Istrefi dhe Dua Lipa
Çfarë kanë shqiptarët dhe kosovarët që po çmendin botën. Para disa viteve bota pak dinte për shqiptarët, e kur flasim për amerikanët ata kanë njohur shqiptarët dhe kosovarët vetëm përmes vëllezërve Belushi, Eliza Dushkut apo reperit Action Bronson.
Por, në vitet e fundit në skenën e pop muzikës kanë filluar të hyjnë emra të rinj të shqiptarëve, duke përfshirë edhe këto vajza, të cilat po krijojnë dashuri tek publiku dhe po ua kujtojnë atyre se prej nga kanë ardhur, shkruan index.hr, transmeton Gazeta Express.
Sigurisht, ne po flasim për këngëtaret e reja si Rita Ora, Dua Lipa, Era istrefi, dhe kjo e fundit në Kosovë dhe më gjerë bëri një bum nga do që u dëgjua kënga e saj.
Prandaj, pyetja është, ku është interesi i muzikës amerikane për këngëtaret kosovare, sepse në këtë kohë, këto talente shpërthyen kudo nëpër mediat botërore për paraqiten e tyre, po pse jo edhe me bukurin që reflektojnë?
Sigurisht, shfaqja e gjoksin ndihmon në fillimin e karrierës, mirëpo cili është sekreti i vajzave që kanë thyer skenat botërore. Ato kanë sjellë një frymë krejtësisht të re që qëndron në kulturën e ndërthurur me muzikën, bukurinë ekzotike, por edhe talentin e padiskutueshëm dhe mënyrën në të cilën vetë industria punon.
Karrieristja Rita Ora, e cila është gati që 10 vite në skenën muzikore, në vitin 2009, menaxherja e saj Sarah Stennet ka kontaktuar labelin e famshëm amerikan “Roc Nation”, i cili është i themeluar nga këngëtari Jay Z, ose ndryshe mund të themi “personi që zbuloi Rihannën”.
Nuk kemi nevojë të tregojmë se kush është Rihanna, sigurisht ajo është njëra prej këngëtareve me më së shumti famë botërore. Megjithatë, Rita Ora është njëra prej tyre, shkruan index.hr, transmeton Gazeta Express.
Ky label pothuajse e kishte trajtuar Orën njëjtë si Rihanën, kështu duke i krijuar këngë të ngjajmë me Rihannën, andaj edhe Rita Ora filloi të njihej si “Rihanna nga Anglia”.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=SwL9vOBxeXY]Rita Ora së fundmi ka paditur labelin që e “zbuloi”, dhe kështu kërkoi ndërprerjen e kontratës pasi tha se këngët e dedikuara për Rihannën, të cilat ajo nuk i donte, ia dhanë Ritës. Rita Ora tash e 4 vite nuk ka regjistruar ndonjë album, ajo sjell risi vetëm me këngë single, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo, nuk është vetëm Rita e cila njihet me ngjashmërinë e saj ndaj Rihannës. Vokal të ngjashëm ka edhe këngëtarja 26 vjeçare nga Kosova, Bebe Rexha.
Më konkretisht, ajo e punoi mega-hitin duetin Eminem dhe Rihanna “Monster”, të cilën së pari e kishte regjistruar për veten me qëllim për të bërë një këngë për albumin e saj të parë solo, por më pas, pas shumë kërkesave ajo këtë këngë ia dhuroi atyre.
Bebe Rexha ka bërë edhe bashkëpunime të mëdha me këngëtarët e njohur nga e mbarë bota në sferën e muzikës pop, duke filluar nga, Nicki Minaj, David Guetta, G-Eazy, Iggy Azalea, Nick Jonas Afrojack, Selena Gomez dhe Martin Garrix.
Mos të harrojmë se të gjithë këto bashkëpunime Rexha i bëri gjatë 3 viteve. Është e qartë që suksesi i saj është mjaftë i madh, shkruan index.hr, transmeton Gazeta Express.
Si një adoleshente, Rexha kishte kënduar për Samanta Cox, më pas ajo filloi të punoj edhe me Lady Gaga’n dhe Kesha’n. Kesha ishte ajo e cila e këshilloi dhe e kishte mësuar të shkruaj këngë. Megjithatë, Bebe kishte dëgjuar këshillën e saj dhe që nga mosha 15 vjeçare kishte filluar kurset muzikore në New York.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=XoiEkEuCWog]
Pas rastit të Rita Orës dhe Bebe Rexhës i vije rendi asaj që tashmë është qendra e ngjarjeve muzikore të tilla si në Londër apo New York, kjo është 21 vjeçarja Era Istrefi.
Natyrisht, ajo erdhi nga një familje e mbushur me yje të muzikës. Nëna e saj ishte këngëtare e njohur shqiptare, Susan Tahirsylaj e cila kishte “shkatërruar” skenën e viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, dhe motra e saj më e madhe Nora, gjithashtu është një yll i madh i muzikës pop që deri më tani ka pasur katër albume, transmeton Gazeta Express.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=cedoBlUvBlI]Edhe Era gjithashtu tingëllon si Rihanna, por në versionin shqiptar, por me laramaninë e Bob Marleyt.
Tri vjet më parë, u emërua si këngëtarja më e mirë shqiptare, dhe në vitin 2014 ajo regjistroi këngën “13” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në saje të saj ka tërhequr vëmendjen e mediave kryesore, sidomos falë promovimit në revistën V.
Era ku do që është paraqitur ka lënë një përshtypje tejet të mirë dhe ka mahnitur publikun. Në fund të vitit të kaluar, ajo publikon këngën “BonBon”, këngë kjo që u bë hit i madh botërorë, e cila u transmetua në kanalet më të mëdha të botës, transmeton Gazeta Express.
Edhe aktorja Chloe Grace Moretz, ishte aq e impresionuar me profilin e saj saqë në Twitter ajo publikoj këngën e Erës dhe shkroi: “Keni kujdes Era Istrefi është një yll i ri, e mahnitshme”.
Po të njëjtin sukses, po e përcjell edhe Dua Lipa. Mediat britanike parashikuan një të ardhme të madhe më një të dhe ashtu edhe po ndodh. Lipa iu ra në sy menaxherëve të të famshmes Lana Del Rey.
Ajo hyri në skenën muzikore në moshën 16 vjeçare. Babai i saj për shkak të punës u detyrua të kthehet në Kosovë, por Dua kërkoi nga prindërit që ajo të vazhdojë të jetoj në Londër me miqtë e saj dhe njëkohësisht të merret më muzikë.
Ajo ka punuar në restorante dhe në klube të Londrës, për të cilat Lipa thotë se ishin ana e “errët” e Londrës, por ato i shërbyen si një frymëzim për të shkruar këngë.
Ajo gjithashtu vjen nga një familje muzikantësh (babai i saj këndoi në një grup të quajtur Oda).
Dua Lipa për albumin e saj të parë ka bashkëpunuar me Warner Bros Records, të cilët ishin prodhues të Eminem, Bruno Mars, Lana Del Rey, Kanye West, Mark Ronson dhe Beck.
Është e vështirë ta përcaktojmë suksesin e madh të të rinjve kosovarë, por kjo nuk ka dhe aq rëndësi, e rëndësishme është që këto këngëtare po lënë gjurmë të mëdha në skenën muzikore në mbarë botën. /GazetaExpress/
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=-rey3m8SWQI]