Mungesa e shpirtit filantropist në Shqipëri
Filantropist është dikush që përpiqet të përmisojë mirqënien e të tjerëve zakonisht me dhurime parash ose bamirësi në forma të tjera. Vetë fjala “filantropi” vjen nga greqishtja e lashtë e do të thotë “të kesh dashuri për njerëzimin”. Të qenurit njerëzor dhe human karshi rrjedhës së jetës në vendin ku jeton madje dhe më tutje në botë. Filantropia në botën moderne është goxha e zhvilluar. Dëgjojmë shpesh për milionera dhe biznesmena të huaj që bëjnë dhurime marramandëse për kauza të ndryshme apo për raste të veçanta në ndihmë të nevojtarëve. Por, duhet të kuptojmë, që faktikisht pjesa më e madhe e dhurimeve bëhen nga individë jo pasanikë. Persona që kanë një jetë normale dhe një rrogë normale vendosin t’i dhurojnë një organizate të caktuar çdo muaj $1, $5, $10 etj. Ose, këta, filantropistat individualë, vendosin që një herë në muaj një fqinji në nevojë apo të afërmi ta ndihmojnë duke i paguar faturën e dritave, ose duke i blerë ushqime, e shumë mënyra të tjera.
Organizata amerikane “Giving USA” në qershor të 2015 botoi një artikull të detajuar sesi më 2014 amerikanët kishin thyher rekordin duke dhuruar plot $358.38 miliardë dollarë. Mos nxitoni të thoni se vijnë vetëm nga korporatat sepse kjo shifër do të ndahej në indivitët 72% të dhurimeve, korporatat 5%, fondacionet 15% dhe trashigimi të lëna për dhurime 8%. Vetëkuptohet që ShBA ka disa nga miliarderat e botës, por sipas “Giving USA” përqindja e individëve jo miliarderë përbënte gjysmën e dhurimeve nga indivitët (72% pjestuar për 2 baraz 36%). Pra, 36% nga individët që kishin dhuruar ishin persona që jetojnë me rroga dhe nuk hyjnë tek njerëzit e pasur. Matematikisht i bie që $129 miliardë dollarë për 2014-tën në ShBA të jenë dhuruar nga njerëz si unë e ti. Kjo pra tregon se shoqëria amerikane ka një botkuptim të ngulitur të shpirtit filantropist. Kjo shifër prej $358.38 miliardë nuk ka shërbyer vetëm për problematikat në ShBA, kudo nëpër botë. Varfëri në Amerikë ka plot, një nga problemet sociale që ka Amerika është përqindja e lartë e fëmive të cilët gjatë fundjavës, kur nuk janë në shkollë, hanë vetëm 1 vakt në ditë. Ama, shpirti filantropist sado që nuk gjen zgjidhje absolute të problemeve sociale arrin ta lehtësojë vuajtien duke u përpjekur gjithmonë për përmisimin e jetës.
Shqipëria nuk është ShBA. Nuk do as mend e as kalem ky konstatim. Di se para 6 muajsh gazetat shqiptare mbushën portalet me ngrefosjen e rradhës se shqiptarët ishin të parët në Ballkan për dhurime. Shqipëria rënditej në vendin e 83 nga 130 ekonomi. Krenari se ishim të parët nga fundi. Megjithatë është për tu vlerësuar dhe kjo si arritje. Shoh emisjonet e ndryshme televizive këto kohët e fundit kanë treguar një rritje në sensibilizim karshi individëve në varfëri ekstreme. Fokusimi karshi shtresës së varfër nga media apo persona publikë është çelësi kryesorë në rritjen e ndërgjegjsimit tek bashkatdhetarët për të kryer bamirësi. Postimet nëpër rrjetet sociale nga faqe me mijra ndjekës ku botohen foto nga njerëz të sëmurë në nevojë sa vinë e shtohen. A kemi bërë mjaftueshëm? Mjafton ta pyesim veten. Kur është hera e fundit që një personi në nevojë i keni dhënë një ndihmë sado të vogël financiare? Nuk po flas për ata lypsit e rrugës, të cilët shumë shpesh i keqtrajtojmë sesa u ndihmojmë. Kur është hera e fundit që një organizate si Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, Kryqi i Kuq Shqiptarë, UNICEF Albania, Streha, Dogster etj u kemi dhënë diçka? Kur një fëmije në nevojë nëpër fshatrat e thella u kemi blerë këpucë teksa ecin me orë apo libra për dije? Kur kemi dëgjuar ndonjë nga milionerat e sotëm shqiptarë të kenë ndërtuar një shtëpi të rrënuar, një bursë dikujt në varfëri për studime? Kompanitë si INSIG, Konad, Agna Group, Donniana etj kur kanë dhuruar ndonjëherë për ndërtimin e një stalle bujqsie në Malsi, rregullimin e një parku në Dibër si zona më e varfër e Shqipërisë? Kur, kur, kur? Them me bindje se bëjmë shumë pak. Krahasuar me amerikanët rrogëtarë ne shqiptarët jemi të gjithë të varfër. Shumë dakort! Ata ndihmojnë mbi të gjitha se e kanë edukatë. Nëse një amerikan dhuron $50 apo $100 e s’ja bënë syrri terc sepse ka rrogën 20 fish nga ne shqiptaret, atehere ne të dhurojmë 1-5 mij lek në muaj. % dhurimit në raport me rrogën do t’qe e njejtë. Mendoj se na mungon edukata e dhënies. Besoj se nuk jemi aq të varfër ta zemë sa një fqinjeje pensioniste t’ia blinim bukën dhuratë sikur një herë në javë. Nuk duhet në kësi rasti të keqkuptojmë mëshirën me shpirtin dhurues, sepse lëmosha është tepër e rëndë ndërsa dhurimi fal kënaqësi shpirtërore. Nuk po i kërkoj varfanjakut të bëhet filantropist, por asaj shtrese shqiptare që i gjëmon iPhonit më të fundit, firmës firmato më të shtrenjtë, pushimeve më “trendy”, atyre që gdhijnë e ngrysen kafeneve apo pubeve, edhe fëmijëve të atyre që e fshinë djersën me kartmonedha 500 euroshe. Të duhemi!