Albspirit

Media/News/Publishing

Operacion kërkimi për aeroplanin e zhdukur të EgyptAir


Kajro, 19 maj 2016.

Operacioni i kërkim-shpëtimit është duke u zhvilluar pasi një aeroplan i EgyptAir, që udhëtontë në vijën Paris – Kairo u zhduk nga radarët.

Kompania ajrore e Egjiptit tha se aeroplani në fluturimin MS804, në të cilin ndodheshin ndodheshin 56 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, u zhduk pak kohë pasi hyri në hapësirën ajrore të Egjiptit, heret në mëngjes.

Pozita e fundit e njohur e Airbus A320 ishte mbi Detin Mesdhe. Ushtria Egjitpiane tha se, në bashkëpunim me Greqinë, ka nisur një aeroplan zbulimi dhe anijet për të lokalizuar aeroplanin,

“Asnjë teori nuk mund të përjashtohet nga shkaqet e zhdukjes” tha kryeministri I Francës, Manuel Valls.

Një aeroplan i EgyptAir që udhëtonte nga Alexandria në Kairo u rrëmbye dhe u detyrua të aterronte në Qipro, ku rrëmbyesi kërkoi të shihte ish-gruan e tij. Ai u dorëzua pas gjashtë orësh të mbylljes së aeroportit dhe cdo gjë përfundoi mirë.

Një aeroplan Airbus A321 I kompanisë Metrojet të Rusisë, u rrëzua në Sinai në tetor tëvitit të kaluar, me c’rast vdiqën 224 pasagjerë.

Rusia dhe qeveritë perëndimore thanë se aeroplani me gjasë u rrëzua nga një shpërthim dhe grupi militant Shteti Islamik tha se e ka futur fshehtas shpërthiin në bord. [rel]

Please follow and like us: