Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA i kthen Italisë letrën e Kristofor Kolombit të shkruar në vitin 1493

Një letër e rrallë e Kristofer Kolombit i është kthyer Italisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ishte vjedhur në Firence dhe ishte blerë në një ankand nga  Biblioteka e Kongresit në Uashington. Letra ishte shkruar në vitin 1493 dhe në të përshkruhej zbulimi i amerikave.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kthyer Italisë një kopje të rrallë të një letre të  Kristofer Kolombit, shkruar në vitin 1493, në të cilën përshkruhej zbulimi i amerikave. Letra ishte vjedhur dhe ishte zëvendësuar me një false. Policia tha se letra, vlera e së cilës shkon në 1 milion euro, ishte vjedhur nga një bibliotekë në Firence dhe më pas ishte blerë nga  Biblioteka e Kongresit në Uashington.

Kristofer Kolombi, eksploruses italian që përshkroi Atlantikun në vitin 1492, u mbështet në teorinë se bota ishte e rrumbullakët, por që në atë kjo kjo teori nuk ishte provuar ende. Të gjitha këto ai i shkroi në një letër dërguar mbështetësve të tij financiarë, mbretit të Spanjës  Ferdinand dhe mbretëreshës Izabela.

Ishte pikërisht  njësia policore  krijuar posaçërisht për të mbrojtur artefaktet nga fenomeni i përhapur i trafikimit të paligjshëm në Itali, që vuri në shënjestër të një hetimi kopjen e letrës që mbahej në Bibliotekën e Romës në 2012.

Hetuesit kërkuan ndihmën e homologëve të tyre amerikanë, çka çoi drejt zbulimit se ajo që mbahej në Firence s’ishte tjetër veçse një version i rremë i letrës origjinale, ku ishin përdorur teknikat moderne të kopjimit. Ata arritën në përfundimin se letra origjinale kishte përfunduar në një ankand ku ishte blerë nga Biblioteka e Kongresit në Ushington. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën kthimin e saj në Itali.

 

Please follow and like us: