SHBA, rrëzohet bombarduesi “B52”; shpëton ekuipazhi
Një avion bombardues “B52” u rrëzua pak pas ngritjes në ajër nga baza ajrore amerikane e Guamit, por që të shtatë anëtarët e ekuipazhit shpëtuan pa asnjë gërvishtje.
Një hetim ka nisur mbi ngjarjen, por Forcat Ajrore Amerikane duket se po e trajtojnë më shumë atë si një incident fatkeq.
Bombarduesi ishte dislokuar në ishull nga Dakota e Veriut si pjesë e përpjekjeve për një prani të vazhdueshme ushtarake në oqeanin Paqësor.
Zyra e guvernatorit të Guamit citohet nga mediat lokale të garantoje publikun se nuk ka gjasa që të bëhet fjalë për ndonjë sulm.
Anëtarët e ekuipazhit të tij ishin në një mision rutinë trajnimi. B52-shi, mbajtës i bombave të rënda me rreze të gjatë veprimi ka përbërë prej 40 vitesh shtyllën strategjike të avionëve të këtij lloji të komanduar nga njeriu në Shtetet e Bashkuara, thuhet në faqen e internetit të Forcave Ajrore Amerikane.