Skandali në jetimoren e Shkodrës/ Ema Andrea bën apel: Të paktën këtu të jemi të gjithë bashkë!
Aktorja e njohur, Ema Andrea ka bërë apel për të ndihmuar fëmijët jetimë të cilët janë përdhunuar dhe dhunuar fizikisht në jetimoren e Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Andrea shton se të paktën në këtë rast duhet të jemi të gjithë bashkë, për të gjetur mënyrën që ky rast mos të ndodhë më.
Reagimi nga aktorja Ema Andrea
Une nuk besoj se ka njeri qe nuk eshte tronditur nga kjo ngjarje!! Kjo po qe eshte tronditje e vlerave dhe moralit te kesaj shoqerie…keto te verteta qe deri dje nje Zot e din sa viktima kane bere,sot i kemi para syve!! Nuk besoj se faji fillon e mbaron tek keta monstra ne Shkoder!! Keta femije nuk mbrohen as ne nje dite e as me protesta e mallkime!! Te pakten ketu te jemi te gjithe bashke…te gjejme si ti ndihmojme keto viktima e si te gjejme menyren qe te mos ndodhe me!!