Albspirit

Media/News/Publishing

Trump takon Kissinger, projekton edhe gjykatësin suprem

Përpjekjet për të forcuar linjën e tij të politikës së jashtme, e çuan Donald Trump drejt një takimi me njeriun që ka qenë kryekëshilltari i dy presidentëve, Richard Nixon dhe Gerald Ford. 

Manjati i pasurive të patundshme ndaloi për rreth një orë në shtëpinë e Henry Kissinger me të cilin kishte komunikuar më parë disa herë në telefon.

Ndihmësit e Trump thonë se ishte pikërisht ky i fundit që këmbënguli në organizimin e një takimi kokë më kokë me diplomatin 92-vjeçar.

Pak përpara kësaj, i nominuari i supozur republikan kishte deklaruar për agjensinë e lajmeve Reuters se “nuk e ka problem” të flasë me liderin koreano-verior Kim Jong un për ta bindur të frenojë ambiciet bërthamore të shtetit komunist.

Nëse kjo do të ndodhte vërtet, atëherë do të përbente një pikë kthese të jashtëzakonshme të politikes amerikane në raport me Penianin.

Javën që shkoi, Trump u takua edhe me një tjetër diplomat veteran, James Baker, i cili në të njëjtën ditë kishte thënë gjatë një seance dëgjimore të kongresit se propozimet e Trump për politikën e jashtme do të bënin botën një vend më pak të qëndrueshëm.

Miliarderi republikan, që duket se po e projekton tashmë veten si president, e nxori dhe një listë me emrat e 11 gjykatësve, në mesin e të cilëve, nëse zgjidhet në krye të Shtepisë të Bardhë, do të përpiqet të gjejë zëvendësuesin e të ndjerit Antonin Scala në Gjykatën Supreme.

Please follow and like us: