Albspirit

Media/News/Publishing

Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali i ish-drejtoreshës

TË TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali i ish-drejtoreshës

 

LAJMI FUNDIT OK

Prokuroria e Shkodrës vazhdon hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qendrën e fëmijëve në Shkodër, ku janë abuzuar 3 vajza të mitura.

Bazuar edhe në dëshmitë e fëmijëve, njëra prej tyre është abuzuar edhe nga djali 15-vjeçar i Albana Llazanit, ish-drejtoresha e qendrës rezidenciale të fëmijëve në qytetin verior.

Abuzimi nga djali i ish-drejtoreshës ka ndodhur gjatë në ekskursioni në Razë. Vajzat e mitura dëshmuan më herët në Prokurori, në prani edhe të psikologes, se fëmijë më të mëdhenj i detyronin që të shikonin filma erotikë.

Ndërkohë, dyshohet se abuzimi seksual me vajzat ka ndodhur jo në ambientet e qendrës, por në familjet që i marrin ato për bamirësi herë pas here gjatë fundjavave apo nëpër festa të ndryshme.

Please follow and like us: