Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Zheji sulmon Ramën: “Atë se mbron dot as Henri Çili”

Artur Zheji ka përdorur ish mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të dikurshëm Henri Çilin, si symbol për të treguar se deri në çpikë ka degraduar qeverisja e Ramës dhe për ti mëshuar faktit se kryerilindasin nuk e mbron dot më askush publikisht. Në një shkrim të tijin për portalin e sapo hapur 360 gradë, Zheji nuk e ka kursyer pronarin e mediave “Mapo”.

Ai vetë ka punuar si drejtor i këtyre mediave në kohën kur Çili kishte hedhur tezën se të gjithë ata që e kritikojnë Ramën e bëjnë këtë nga zilia që kanë se nuk harrijnë dot nivelin e tij.

Por pak kohë më pas Zheji u largua nga kjo detyrë (I zëvëndësuar nga Alfred Lela në mes në foto) dhe kjo me sa duket ka ndikuar edhe në marëdhënien me mikun e dikurshëm të cilin ai e ironizon si një biznesmen me nuhatje të shkëlqyer që nuk vë më dot bast për Ramën. Ja seç shkruan Zheji:

Këto, (bëmat e Ramës) as edhe Henry Cili, nuk mundet dot më t’i mbrojë!

Andaj me sa duket edhe ay, ka hequr besoj dorë nga artikulimi publik i tezës, se të gjithë ata që kanë vrejtje për kryeministrin, janë vecse xhelozë, për “shkëlqimin” e tij të “pakapshëm”.

Dhe mirë ka bërë edhe Henry, që po hesht ca e ca, pa u çapitur më tej, në këtë rrugicë, gjithmonë e më të ngushtë. Sepse edhe ay, është një djalë i zgjuar dhe një biznesmen tanimë me përvojë, pajisur me një nuhatje të shkëlqyer”.

Please follow and like us: